Edvin Kulluri anëtarë i lëvizjes “Për PD”, i cili njihet edhe si një nga kritikët më të mëdhenj të Lulzim Bashës, i bën thirrje këtij të fundit të reagojë për situatën brenda PD si dhe për një çështjet më të nxehta, siç është edhe shpallja “non grata” e Sali Berishës nga SHBA dhe kërkesa ambasadores e Yuri Kim për të lënë Berishën janë parlamentit.
“Luli ku je? Pse nuk e thua si burrat se ç’do bësh me “pataten e nxehtë” që të ka mbetur në dorë?!” shkruan Kulluri duke vënë në dukje heshtjen e Bashës përballë vendimeve që duhet të marrë e sidomos ndaj akuzave publike që i janë bërë.
Postimi i plotë:
Te gjithe flasin pervec Bashes! Luli ku je?! Berisha, Marku etj., te gjithe thone se c’mendojne per situaten ne PD dhe shpallja non-grata te Berishes! Po Luli pse nuk flet?!
Pse hedh gurin dhe fsheh doren?! Cfare ke per shprehjen “opozita eshte ne ditet e saja me kritike” apo “Basha nuk e sjell dot PD ne pushtet”?!
Cfare “udheqesi perendimor shurdhmemec” je?! Pse nuk e thua si burrat se c’do besh me “pataten e nxehte” qe te ka mbetur ne dore?!
Po luften e fillove apo e mbarove?! Parlamentin e “masakres zgjedhore” e njeh apo nuk e njeh?!
Je i vetmi njeri ne bote qe paguhesh shume per te fjetur dhe mos bere asgje!!! E gjitha paguhet kur punon, ti kur rri!
Nuk ke mendim, nuk mban mend se c’thua, ke frike, nuk di c’te besh?! Fol 1 fjale o burre i dheut! Trimat ne lufte bien, jo ne krevat!-shkruan Kulluri
Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



