Rama fut Vuçiçin të tallet me Albin Kurtin: Vuçiç fton Albinin në mbledhjen e mini-Shengenit, pasi flet me Kinën

0

Presidenti serb Vuçiç paralajmeroi takim te mini-Shengenit, ftohet edhe Albin Kurti si perfaqesues i Kosoves

Ja kurthi qe po pergatitet per Albin Kurtin ne mbledhjen e rradhes te mini-Shengenit, ku Edi Rama ka bashkpunuar me Presidentin serb.

Vuçiç paralajmëron takim në ku,adër të mini-Shengenit, Kosova refuzon pjesëmarrjen. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se më 29 qershor të vitit tjeter do të mbajë një video-konferencë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për, siç tha, përmirësimin e marrëdhënieve brenda iniciativës rajonale të mini-Shengenit. Mini-Shengeni është një nismë e përbashkët e Vuçiçit, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal.

Kosova ka refuzuar të marrë pjesë në këtë inic,ativë. Megjithatë, në marrëveshjen për normalizimin ekonomik me Serbinë, të nënshkruar nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 4 shtator, 2020, në Uashington, njëra nga pikat parasheh edhe bashkëpunimin e Kosovës në kuadër të mini-Shengenit.

Vuçiç thotë se pret që nga tak,imi të dalin vendime për veprime të përbashkëta kundër katastrofave natyrore dhe për qarkullim më të shpejtë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit.“ Ajo që ka një rëndësi të madhe për ne, është sistemi i lejeve të punës: ai që merr lejen e punës në territorin e njërit prej tre ve,ndeve, të ketë leje pune në të tre vendet.

Me këtë do të sigurojmë më shumë fuqi punëtore, që mungon në Serbi”, tha Vuçiç. Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në rajon, Vuçiç tha se bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të rritet vazhdimisht.

“Më vjen keq që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk u është dhënë datë për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mendoj se është e padrejtë”, tha Vuçiç. Ai po ashtu njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe tha se vendi i tij do të vendosë linja direkte udhëtimi me Kinën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu