Kjo u bë e ditur pasi Kurti mori pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Kjo do t’iu jepte qetësi familjarëve dhe gjithë shoqërisë që tash e më shumë se dy dekada pret të dijë për fatin e tyre. Qeveria jonë do të vazhdojë ta kërkojë hapjen e arkivit dhe do ta shtyjë këtë çështje në secilën qendër të rëndësishme evropiane dhe tej oqeanike”, ka thënë Kurti, njofton Vetëvendosja.