Edi Rama: Studentët s’do largohen nga atdheu!

0

Kryeministri Edi Rama ishte mëngjesin e sotëm në Puglia, ku u prit nga kryebashkiaku i Otrantos për të vijuar punën për nisma të përbashkëta dhe përkujtimin e eksodit të shqiptarëve 30 vite më parë.Në focus të vizitës së kreut të qeverisë bashkëpunimin mes dy vendeve. Rama u shpreh se pika e parë do të jetë bashkëpunimi mes universiteteve.

Po ashtu, Rama kujtoi se më shumë se 30 vitë më parë, shqiptarët ishin në situatë të njëjtë si afganët, e gjetën strehë pikërisht në Itali.

Ai u takua edhe me rektorë të universiteteve në Puglia për të diskutuar rreth mundësisë që universitetet italiane të hapin degët e tyre në Shqipëri.

“Folëm sot për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afër mes universiteteve dhe një mundësie që mund të kemi një prezencë më të madhe të universiteteve publike italiane që t’iu japim studentëve tanë që të studiojnë pa u dashur nga vendi. U bë kohë që po diskutojmë, tashmë jemi në momentet e mira dhe do të kontretizojmë disa nga projektet tona me universitetet”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu