Fabrika e birrës Shkodër, 1971

0
Kolec P. Traboini
Një foto e vjetër nga koha kur para studimeve universitare punoja në Fabrikën e Fibrës te Kombinatit të Drurit në Shkodër. Foto është bërë ne pranverë të vitit 1971, një ditë aksioni për hapjen e kanaleve vaditëse andej nga Jubani a Guri i Zi.
Në foto janë Brigada e Repartit Përgatitor, Sheshit i Stivimit, duke filluar nga e djathta, rrjeshti i parë ulur Isa Kraja, brigadieri nga Baçalleku, Qazim Alla ish sekretari i përjashtuar nga partia, File Gjoni, Xhelal Zaganjori, që kish botuar nje libër për fëmijë me rrëfime vietnameze, dhe Fatos Sulçe, ndërsa rrjeshti i dytë nga e djathta Kolec Traboini, Sytkie Brahimi, Tomorr Spahiu me bluzë ushtarake (ish partizan i brigadës së parë, i degraduar e internuar), rrjeshti i sipërm nga e djathta, Ymer Muja, Shyqyri Zalli dhe Pjerin Simoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu