Nesër Kryeministri Rama shpall Qeverinë e re

0
Deri nesër në ora 10.00 të gjithë në PS janë me zemër të ngrirë, në ankthe, pasi do jetë kryeministri Rama që do të shpallë Qeverinë e re për një mandat katër vjeçar.

Shumë emra janë lakuar nga media, por nisur nga logjika e qeverisjes që po mbyllet, del se disa ministra mund ti mbajë Edi Rama për shkak të përformancës pozitive  dhe idesë së vazhdimësisë qeverisëse.

Më i garantuarri 100 % mbetet Arben Ahmetaj që nuk ikën, përkundrazi përforcon pozitat në qeveri e re. Ai njihet si njeri praktik dhe i kudondodhur, thithës investimesh nga jashtë dhe gjetës vrimash bankare jashtë vendit për ti sjellë në Shqipëri. Opozita e ka akuzuar si i korruptuar, por ai nesër nominohet nga kryeministri.

Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu janë dy ikona pune dhe prezence në qeveri, të cilat kanë manifestuar profesionalizëm dhe përgjegjshmeri gjatë këtij mandati. Burime në mazhorancë thonë se janë edhe nesër në Qeverinë e re të Kryeministrit.

Ndërkohë Bledi Çuçi do jetë kryeparlamentar, falë qetësisë olimpike dhe lidhjeve të forta ndërkombëtare. Ai njihet edhe  si pjesë e lobit proamerikan në Shqipëri.

Ndërsa ministrat e tjerë mësohet se po bëjnë gati dhe marrin plaçat e tyre nga zyrat e qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu