Amerika mbyll evakuimet dhe largohet përfundimisht nga Afganistani

0

Gjenerali i Trupave Detare Kenneth McKenzie, komandant i Komandës Qendrore të SHBA, sapo njoftoi se SHBA ka përfunduar tërheqjen e saj nga Afganistani.

Tërheqja vjen pas dy dekadash lufte, pasi në 2001 amerikanët rrëzuan qeverinë talibane dhe promovuan qeveri të kontrolluara prej saj, kurse në gusht i hapi rrugën talibanëve të rikthehen në pushtet, duke u tërhequr nga Afganistani.

C-17 i fundit u largua nga aeroporti i Kabulit në 3:29 pasdite me ambasadorin amerikan  bord, tha McKenzie, citon noa.al.

Gjenerali Frank McKenzie i cili mbikëqyri tërheqjen tha se Amerika arriti të evakuojë rreth 123,000 civilë.

Tërheqja e sotme, – tha ai, – nënkupton jo vetëm përfundimin e komponentit ushtarak të evakuimit, por edhe fundin e misionit gati 20 -vjeçar që filloi në Afganistan menjëherë pas 11 shtatorit 2001.

Ai ishte një mision që solli drejtësinë ndaj Osama Bin Ladenit së bashku me shumë bashkë-komplotistë të tjerë të al Kaedës.

Kostoja ishte 2,461 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe civilë të vrarë dhe më shumë se 20,000 të tjerë të cilët u plagosën.

Mjerisht, kjo përfshin 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan të cilët u vranë javën e kaluar nga një sulmues vetëvrasës i ISIS-K.”, tha McKenzie.

Në 20 vitet e pranisë amerikane në Afganistan, më shumë se 800,000 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe 25,000 civilë kanë shërbyer në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu