Meral mëson të vërtetën tronditëse nga një letër, sot në “Lule të vetmuara”

0

Meral blen fustane për mikeshat e saj dhe i fton në festën e ditëlindjes. Defne vazhdon të jetë në kërkim të prindërve biologjikë ndërsa Serkan nuk është aspak dakort me këtë. Vajzat vishen bukur dhe shkojnë në ditëlindjen e Meralit së bashku me Serkanin e Gynejin dhe Mertin.

Zehra nxit gjyshin e Meralit që t’i japë asaj mbiemrin e tij. Kur e dëgjon këtë Maxhide shqetësohet për pasurinë. Defne merr një mesazh nga dikush që i thotë se është nëna e saj. Ajo takohet me gruan që pretendon se është nëna e saj.  Gjyshi i dhuron një makinë Meralit për ditëlindje dhe sendet e babait të saj. Meral gjen një letër në sendet e babait dhe lexon se vajza që kërkojnë familja e pasur është Kaderi. Meral gjen edhe një fotografi të Banusë me Kaderin kur ishte fëmijë. Zehra e mëson këtë dhe e ndalon Meralin që t’i tregojë Kaderit të vërtetën. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu