Marrin fund vështirësitë, Meral nis një jetë super luksoze, sot në “Lule të vetmuara”

0

Defne vazhdon të jetë në kërkim të familjes së saj të vërtetë. Meral nis një jetë të re luksoze. Atë e marrin me limuzinë nga jetimorja dhe argëtohet së bashku me vajzat. Zehra harxhon paratë e provimit të Songylit.

Kjo e fundit vendoset në vështirësi. Vajzat shkojnë më limuzinë në shkollë dhe Meral shet mend para të gjithë shkollës. Ajo i fton shoqet edhe në shtëpinë e saj të re dhe bën plan të jetojë me to. Maxhide i përzë shoqet e Meralit dhe përpiqet ta ndalojë që të mos e bëjë testin e ADN-së përndryshe Meral do të kërkojë pjesë nga trashëgimia. Sadriu i premton Meralit se do t’i organizojë një festë gjigante për ditëlindje. Ai dërgon mobilje të reja në konvikt për dhomën e Meralit. Songylit i vështirësohet jeta tani që jeton me Zehrën./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu