Ejlyl i jep një lajm të trishtë Byshrës, neser në “Lule të vetmuara”

0

Zehra dhe vajza e saj përfundojnë duke jetuar në shtëpinë e Gynejit dhe Songylit. Gynej nuk e pret aspak mirë këtë. Babai i Ferides mendon se Toprak luan kumar. Feride përpiqet ta bindë të atin që Topraku nuk është i tillë.

Meral provokon Mertin për të kuptuar se deri ku shkon xhelozia e tij duke shkaktuar shumë të qeshura tek shoqet e saj. Nazan i kërkon Ejlylit të qëndrojë larg Serkanit sepse e fut vetëm në telashe. Songyl i vendos vajzat në punë. Një familje e pasur kërkon në jetimore fëmijën e braktisur vite më parë. Zehra e shtyn Meralin të provojë fatin e të hiqet si vajza e humbur e kësaj familjeje të pasur. Ejlyl kalon kohë me motrën dhe vëllain e saj. Ajo i tregon të motrës se do ta lërë në kujdestarinë e Ferides. Byshra nuk e pret aspak mirë këtë dhe mendon se Ejlyl po e braktis. Ejlyl i premton Byshrës se sapo të mbarojë shkollën dhe të ketë një punë do të jetojnë së bashku. Defne lexon lajmin në gazetë për familjen e pasur që kërkojnë fëmijën e tyre dhe mendon se është ajo vajza të cilën kërkojnë. Toprak i tregon babait të Ferides se ata janë martuar./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu