Edi Rama, piktori që nuk ka ardhur rastësisht në politikë?!

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
Edi Rama,piktori, nuk ka ardhur krejt rastësisht në politikë. Në intervistën tek Revista “Forbes”, Rama tenton të bëjë realistin dhe politikanin e antikonformist kur deklaron: “Jam një politikan rastësor! Gjithmonë jam përmbushur nga jeta ime si artist, piktor dhe profesor i Arteve të Bukura, aq sa kurrë nuk kam pasur ambicie për të ushtruar profesionin e kryeministrit!” Në realitet Rama, sipas deklaratës piktori, “politikan rastësor”, po i bën gjëmën Shqipërsi në të gjitha planet, duke e dizintegruar, izoluar vendin duke e lënë në dorë të krimit dhe Mafies. Rama piktori kryeministër, po realizon qëllimet e tij politike të djallëzuara. Shumë qarqe politike që nuk e duan zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë, kanë përzgjedhur personin e vërtetë për të realizuar qëllimet e tyre në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit.
Nëse do ta marrim për të vërtetë deklaratën e Ramës, atëherë dalim me konkluzionin se një politikan që vjen rastëisht, i bën gjëmen vendit të tij. Drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe qeverisja 7 vjecare, janë tregues real për dëmet që Edi Rama i bëri jo vetëm Tiranës, por në këtë 7 vite po bën gjëmën edhe Shqipërisë. Nga thëniet gjoja të sinqerta të Edi Ramës për revistën Forbes, vërtetohet sesi një politikan rastësor, që hyn në politikë për aventurë, i bën gjëmën ekonomikisht dhe politikisht vendit të tij. Politikanët nëpër botë iu besohet drejtimi i vendit, kur plotësojnë të gjitha kushtet për të qenë të tillë, kur japin garanci për drejtimin e jetës social ekonomike dhe në rastin tonë integrimin e vendit në BE. Shumë presidentë amerikanë kanë luftuar si ushtarë për SH.B.A.-në dhe pastaj janë zgjedhur si presidentë të vendit më të fuqishëm në botë. Edhe në Europë drejtuesit e shtetit nuk vijnë rastësisht. Ata zgjidhen si drejtues të shtetit kur plotësojnë të gjitha kushtet për të qenë të tillë. Sot në Gjermani është një debat i madh, se kush do ta zevendësojë Zonjën Merkel, mbasi është përgjegjësi kombëtare drejtimi i Gjermanisë. Modeli i Edi Ramës, me ardhjen rastësisht në politikë, ka varfëruar dhe dizintegruar vendin.
Mafia, oligarkia ka rol të madh në drejtimin e shtetit. Varfëria dhe pasiguria kombëtare promovohet cdo ditë. Por në të vërtetë Rama nuk ka ardhur rastësisht. Ramën e kanë studjuar shumë mirë qarqe të caktuara të drogës në rajon dhe në botë dhe ish-mafiozët komunistë enveristë që sunduan për 40 vite gjetën njeriun e duhur për ta drejtuar të majtën shqiptare. Nuk ishin rastësore shkrimet e tija në vitin 90-të. Rama është përfaqësuse i Bllokut famëkeq që i bëri gjëmën Shqipërsië dhe Kosovës për 50 vjet. Krijimi i një elite sektare me shumë strategji, tregon qartë që Edi Rma nuk ka ardhur rastësisht në politikë. Emërimi i ministër kulture, që e shkatërroi kulturën e vendit nuk është bërë rastësisht. Ramën e kanë pranuar të majtët me prevers në PS. Me paratë e fituara në Bashkinë e Tiranës, bleu P.S.-në dhe largoi të gjithë ata socialistë të majtë që nuk kishin filozofinë e tij. Edi Rama është krijuesi I shtresës së oligarkëve në Shqipëri. Atëherë shtrohet pyetja e thjeshtë, si është e mundur të vijë rastëisht një person i tillë në politikë. Dhe a duhet të largohet nga politika rastësisht apo duhet të shbëhet filozofia dhe miqtë e tij që me politika gjoja rastësore, i bëjnë dëm vendit të tyre!? Prandaj 25 Prilli 2021 është një moment që shqiptarët ti thonë me votë Jo, rastësisë në politikë dhe sektetit të Rilindjes. Prandaj ky politikan “gjoja rastësor” duhet larguar me cdo cmim më 25 Prill për ti lënë drejtimin e vendit një qeverie funksionale që mendon dhe punon për njerëzit.Kundërshtari i tij politik Lulzim Basha, nuk ka ardhur rastësisht në politikë. Basha i ka të gjitha kriteret dhe ekperiencën, për të mos ti lënë vend rastësisë për të drejtur Shqipërinë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu