Kemal mëson se Ejlyl është gjallë, të hënën në “Lule të vetmuara”

0

Nazan arrin të shpëtojë në kohë vajzat e ngecura në grackën e Kemalit. Feride mëson çfarë ka ndodhur dhe i kërkon llogari vajzave. Ato i tregojnë Ferides planin e tyre kundër Kemalit dhe i kërkojnë falje. Feride u kërkon vajzave t’i premtojnë se do të qëndrojnë larg Kemalit e frikësuar se ai mund t’i bëjë sërish keq.

Zehra kërcënon Selenin se do t’i tregojë të vërtetën Gynejit për arsyen pse Songyl u nda nga ai. Toprak merr Metinin dhe shkon të takohet fshehurazi me Ejlylin.

Kemal i vihet pas dhe habitet kur sheh Ejlylin gjallë. Gynej përballet me Mertin dhe i kërkon llogari për lidhjen e tij me Songylin. Gynej kërcënon Mertin dhe e godet. Mert mëson nga vajzat si qëndron e vërteta./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu