Nuk ka zgjatur shumë historia e dashurisë mes aktores Hande Dogandemir dhe aktorit Kerem Arsanoglu. Hande është e njohur në Shqipëri me rolin e sulltaneshës Turhan në serialin “Kosem”.
Në janar të këtij viti mediat turke raportuan se ajo është në një lidhje me aktorin Kerem Arsanoglu dhe çifti dukeshin shumë të dashuruar. Mirëpo sot burime për mediat turke bëjnë të ditur se ata i kanë dhënë fund lidhjes që zgjati pak muaj.
Sipas burimeve çifti është përpjekur të kalojë problemet e shumta në lidhjen e tyre, por nuk arritën dot dhe vendosën t’i ndajnë rrugët. Hande Dogandemir ka preferuar të mos i komentojë lajmet e fundit mbi ndarjen dhe të njëjtën ka zgjedhur edhe Kerem./revistawho.com