Në listën e publikuar nga KLGJ-ja mes gjyqtarëve që kanë shprehur interes është edhe kandidatura e Alma Hicka, e cila ka mbajtur poyicionin e Avokates së Shtetit.
Gjithashtu në garë janë edhe Dhimitër Lara, Saida Dollani e Albana Boksi, që janë pjesë e Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe të tre kanë kaluar procesin e vetingut. Kandidaturën për në Gjykatën e Lartë e ka shpallur dhe gjyqtari Klodian Kurushi, i cili është gjyqtar në Gjykatën e Posaçme.
Manjola Xhaxho është një tjetër gjyqtare kandidate që e ka kaluar vetingun dhe ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës.
Gjyqtarët Margarita Buhali dhe Sokol Ngresi, dy kandidatë që vijnë nga Apeli i Vlorës, ndërsa Sokol Ibi dhe Gentian Medja vijnë nga gjykatat administrative.
Kandidatët dhe relatorët
Për kandidaten znj. Albana Boksi – relator z. Alban Toro
Për kandidaten znj. Alma Hicka – relator z. Alban Toro
Për kandidatin z. Gentian Medja – relator z. Ilir Toska
Për kandidatin z. Dhimitër Lara – relator znj. Marçela Shehu
Për kandidatin z. Klodian Kurushi – relator znj. Marçela Shehu
Për kandidaten znj. Klodiana Veizi – relator z. Alban Toro
Për kandidaten znj. Margarita Buhali – relator znj. Marçela Shehu
Për kandidaten znj. Manjola Xhaxho – relator z. Ilir Toska
Për kandidaten znj. Saida Dollani – relator z. Alban Toro
Për kandidatin z. Sokol Ngresi – relator z. Ilir Toska
Për kandidatin z. Sokol Ibi – relator znj. Marçela Shehu
Mbledhja e KLGJ vijoi me fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.88, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Pas kësaj vendimmarrje, Këshilli përmes shortit, caktoi relatorët për secilin kandidat.
Më konkretisht:
Për kandidaten znj. Daniela Shirka – relator z. Alban Toro
Për kandidaten znj. Ilirjana Olldashi – relator znj. Marçela Shehu
Për kandidaten znj. Miliana Muça – relator z. Ilir Toska
Si pikë e fundit e rendit të ditës, Këshilli miratoi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.93, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas kësaj vendimmarrje, Këshilli përmes shortit, caktoi z. Ilir Toska, për kandidatin z. Erjon Çela.