Berisha zë “rob” Beqjan për të djegur dosjet e SPAK-ut

0

Pra, kur vjen koha e ndërrimit të pushtetit, rëndësi ka si të humbësh, jo si të fitosh. Kjo, pasi opozitat janë deri në fyt të zhytura në korrupsion dhe nuk do vinin kurrë me këmbët e veta në pushtet. Po këtë radhë, nuk duhet të ndodhë fiks kështu. Sali Berisha dhe Ilir Meta, i kanë ditët e numëruara. SPAK-u ka gati dosjet dhe normalisht edhe prangat.

Shkruan Sokol Pepushaj

Parlamenti sot është si para 8 vitesh. As bëhët politikë, as prodhohen ligje, as debatohet. Është në vitin e fundit të mandatit të dytë qeveria.

Para 8 vitesh nuk do të mund të fitonte kurrsesi Edi Rama, nëse nuk do të mund të humbiste Sali Berisha.

Kishte ndodhur e njëjta skenë edhe në 2005-sën. Aso kohe humbi me vështirësi Fatos Nano. Sido u bë, e riktheu Berishën që vetëm 8 vjet më parë e kishin dëbuar shqiptarët me plumba. Populli i harroi piramidat, 3000 shqiptarët e pafajshëm që u vrane, 7000 të plagosurit.

Pra, kur vjen koha e ndërrimit të pushtetit, rëndësi ka si të humbësh, jo si të fitosh. Kjo, pasi opozitat janë deri në fyt të zhytura në korrupsion dhe nuk do vinin kurrë me këmbët e veta në pushtet.

Po këtë radhë, nuk duhet të ndodhë fiks kështu. Sali Berisha dhe Ilir Meta, i kanë ditët e numëruara. SPAK-u ka gati dosjet dhe normalisht edhe prangat.

Rama është në “morsë”. Arrestimi është i vështirë. Po edhe mbajtja e pushtetit, nëse nuk bën pakt me Berishën dhe Metën është po kaq i pamundur.

Parlamanti është bërë qesharak, pikërisht se “fati” i Berishës duhej të shkruhet me dy opozita, siç edhe ndodhi.

Tashti kacafytjet janë një trinom interesant, jo si dikur, ose unë ose ti. Opozita jashtë, herë ja fut gjumit, herë mësyn sheshet. Kështu tha Lulzim Basha, se do shkulë gurët e kalldrëmit para kryeministrisë dhe do t’ja thyejnë kokën Edi Ramës.

Kurse opozita parlamentare me Muslim Murrizin, do t’jua kruajë kurrizin me murriz, hajdutëve. Kacafytet Rudina Hajdari për shëmbull, me Taulant Ballën, kërcet e shara në një ekran tjetër, se deputetët janë ekraneve për shkak të virusit.

Po ky parlament, si pas ekranit, si përballë tavolinës, kur është fjala për rrëmujë, ka përvojë. Është normale që dikush të kapë mikrofonin dhe të brohorasë si tifoz i sëmurë, këputja veshin qënit, këputja veshin qenit…

Sekuenca si këto kemi me shumicë.

Ngjajnë aktuale gjithherë shfaqjet në parlament. Ligjvënësi, si me thënë Ilir Meta, është normale kur hyp e kërcen dibrançe, turret të kapë për flokësh një grua “llafazane”, që nuk i mbyllet goja as me pasuri sa gjysma e një qyteti.

Pasanikja e madhe, si me thënë Jozi, i kap për zhelesh “trimat”, i sistemon me formalitetet e shokut Sillo. Janë copëza nga jeta e ligjvënësve, që mbesin disqeve të kujtesës.

Edhe sot Berisha, në esencë është po kaq i zëmëruar. Por doktori u ruhet shumë kamerave, mjeteve të elektonikës.

Doktori vlerëson hiletë dhe dinakërishë, pasi i kanë sytë katërsh SPAK-u, Amerikanët dhe shumë spiunë.

Sheshet janë bosh. Jeta xhiron në boshllek Nuk ka njerëz jashtë. Ka vetëm policë dhe ushtarë këtë mbrëmje.

Doktori ka spiunët e vet që i kanë thënë se këtë pranverë do të arrestohesh. Po bën manovrat e veta. Nga kati i katërt, zbret dikush. Ka syze dhe çantë të zezë.

Sa del në rrugë bë ca rrotullime 360 gradëshe, të humbë nga ndonjë i vëmëndshëm

Kalon rrugicë në rrugicë deri tek tregu kinez. Tek këmbët i ndalon një makinë nga ku zbret, si me thënë, Ilir Beqja. Ndërrojnë çantat.

Bash këtu, pak metra më lart, tek medreseja, shpëndante dikur trakte Qemal Stafa.

Ishte maj, si sot, ishte kohë lufte si sot, ishte varfëri e pasiguri si sot.

Në vitin 1942 kishte armiq e nuk mblidhej parlamenti, ndaj u vra Qemali. Sot edhe s’ka armiq, edhe s’ka parlament, prandaj edhe s’ka vrasës e të vrarë.

Traktaxhiu bën ca lëvizje, si në luftë dhe është ballëpërballë me Ditmir Bushatin. Diçka flasin, diçka këmbejnë

Si më 1942, kur u vra Qemali??

Berisha qytetarin digjital e ka për punët që shihen, por në fshehtësi ka formatin e spiunëve rus. Edhe Rama e ka ngrënë me këto postimet elektronike. Një video me dhunë algjeriane ju shëndërrua në Spanjolle.

Po jo vetëm Rama. Hillari Clinton, vetëm se dikush i kapi sekretet e fushatës elektorale nëpër ca e-mailet elektronike, humbi zgjedhjet në Amerikë dhe nuk u bë Presidente katër vjet më parë.

Po ç’punë bën ky traktaxhiu?

Berisha i ka studiuar mirë situatat. SPAK-u ka në dorë pikërisht Sali Berishën dhe Ilir Metën, ndaj duhet lëvizur, duhet “luftë” në parlament.

Arrestimi është i shpejtë e punët mund të rrokullisen keq. Prandaj ka lëvizje të forta dhe heshtje të doktorit për hashashin e kësaj pranvere.

Me Berishën, Qemal Stafa jo vetëm nuk do të vritet, por do të shpërthejë “bomba” në Kështjellën e Ligjeve. Kështu ka urdhëruar doktori.

Mëpastaj, këto shpërthime duhet të dalin rrugëve, shesheve, siç është gati opozita e protestave.

Duhet ta bëjnë tym e flakë këtë vënd, duhet t’ja djegin dosjet SPAK-ut dhe ta detyrojnë Ramën për dorëheqje.

Ilir Beqja dhe Ditmir Bushat kanë mision ta çmontojnë Edi Ramën. Doktori është mjeshtri i kapjes peng të “kundërshtarëve”. Dhe ndërhyrjet i ka të kujdesshme, me dosje ekonomie, videosh private, lojëra politike apo edhe pazare gjeopolitike.

Të kapurit e Berishës, si me thënë rastëshish Beqja dhe Ditmiri ja plasin “bombat” e para në bunker Edi Ramës.

Njëri mban në siguresë ”bombën” e uljes së pensioneve dhe kërcënimit me uri të popullit, tjetri ja heq fare”siguresën”. Bëhet “kamikaz” për doktorin.

Jep kushtrimin se qeveria po vjedh ditën për diell me kontratat koncesionare në Porto Romano dhe se Edi Rama u ka hapur këto hapësira hajdutëve.

Shpërthimi e ndanë partinë socialiste në dy pjesë, në oligarkë dhe në socialistë. Të duket se shikon një cirk kinez, ku të gjithë janë të lidhur me një litar të padukshëm që varet nga diku lart në tavan, por lojën e bëjnë delikate deri në dlirësi.

Njerëzit që nuk i njohin të fshehtat e cirkut, mbajnë dorën në zëmër, se mos po “rrëzohet” Taulant Balla, Ilir Beqja, apo mos po i merret fryma Myslim Murrizit.

Pastaj, që njerëzia të kërkojë numra të ri, i provokon kllouni. Kur Rama rri gjatë në skenë, vërshojnë fërshëllimat… Zhdukuni palaço, zhdukuni.

Këtu, në këtë sallë janë duartrokitur e janë zhdukur shumë palaçe. Në këtë sallë tetë vjet më pare bëheshin po të njëjtat akrobacira. Shtatë vjet duartrokiteshin palaçot e vitin e fundit fërshëlleheshin zhdukuni palaço, zhdukuni palaço…

Palaçot kanë portretet e tyre, audiencat e tyre, çarjet e tyre.

Berisha opozitën e ka rehatuar, e ka ndarë në disa pjesë, opozitë parlamentare, opozitë sheshi dhe opozitë presidenciale.

Po PS-ja si ndihet sot?

Aspak mirë.

Po u nda PS-ja, siç kërkon ish ministri i jashtëm, shumicë del oligarkia. Tensioni brënda kampit qeverisës do rritet këto ditë.

Nëse ndaj Berishës ofrohen prangat, do të ketë reagim të fortë. Do të ngrihet agresiviteti jashtë modës civile të demokracive në tranzicion.

Veç “robërve” Beqja e Bushati, në “çantçn e zezë” të doktorit, ka edhe shumë rilindas të tjerë.

Pranvera nuk është e qetë.

Do të ketë ose tym e “bomba”, ose burg për oligarkët e kriminelët./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu