Xhemre tenton të vrasë veten pas humbjes së Gokhanit, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Nesër mbahet varrimi i Gokhanit. Nazan shkon në varrim por largohet e penduar për atë që bëri. Xhemre dhe Emine i japin lamtumirën e fundit Gokhanit. Meral njofton e emocionuar vajzat se do të largohet nga konvikti.

Xhemre tenton të mbytet në det e trishtuar nga humbja e Gokhanit. Ajo ëndërron sikur Gokhan i kërkon të mos e bëjë dhe rikthehet. Xhemre përfundon në spital. Meral takohet me vajzat para se të largohet dhe të gjitha përloten. Serkan dyshon se Nazan fsheh diçka. Nazan mëson se policia po vëzhgon kamerat që kanë filmuar aksidentin e Gokhanit.

Ajo përpiqet të largojë ndjenjën e fajit duket i paguar qeranë e shtëpisë Emines. Zejno thumbon vajzat për të nisur sherr dhe i kujton faktin që ato janë jetime. Songyl zihet me Zejnon. Meral përqafon mikeshat dhe më në fund largohet nga konvikti./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu