Psikopati 20+1=51 tallet me jetë njerëzish: Kemi 51 viktima nga koronavirusi”, ish-gazetari i BBC publikon idiotësinë të Ramës e i kujton se ka dy vjet që bërtet 7×7=42

0

Ish-gazetari i BBC, Ilir Kadia ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, në të cilën deklaron se në Shqipëri janë 51 viktima ër shkak të koronavirusit.

Këtë deklaratë, që me gjasa ishte lapsus nga ana e Ramës, Kadia e ka krahasuar me atë të tabelës së shumëzimit të Bashës rreth dy vite më parë, ndërsa shprehet se kryeministri ka dy vite që e ka bërë “këngë”.

Sipas tij, lapsusi i Ramës është makabër dhe se Basha mund t’ia kthente me të njëjtën monedhë, pasi në këtë rast behet fjalë për 30 jetë njerëzish.

“Lapsus bëre natyrisht! Por ke dy vjet që e ke bërë këngë lapsusin e kreut të opozitës me tabelën e shumëzimit! Po ta kthejë ai me të njëjtën monedhë lapsusi yt është makabër se janë 30 jetë njerëzish dhe jo gogla të tabelës së shumëzimit, o Kryeministri Ynë legjendar!”, shprehet Kadia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu