Përhapja në masë e koronavirusit pothuajse në të gjithë botën ka alarmuar njerëzit. Krahas virusit, është frika dhe paniku ai që i shtyn njerëzit të provojnë gjëra dhe përtej mjekësisë.
Kështu indianët, ajo pjesë e popullsisë që lopën e konsideron të shenjtë, beson se jashtëqitja e lopëve ndihmon në parandalimin e përhapjes së këtij virusi…
Njerëzit që lahen në banjo të mbushur me jashtëqitje lopësh hedhin dhe sllogane ku thonë ‘Lopa është nëna jonë. Rrofsh lopë’. Ata besojnë se kush bën një dush me jashtëqitjen e lopës mund të konsiderohet i shenjtë pasi edhe vetë lopa është e shenjtë dhe në këtë mënyrë atë nuk e kaplon virusi.
Pamjet janë përhapur në mënyrë të shpejtë në rrjetet sociale, ndërsa shoqëria duket se është ndarë më dysh për sa i përket besimit në këtë gjë. Nga ana tjetër edhe deputeti i rajonit Assam Suman Haripriya, e mbështet këtë mendim, shkruajnë mediat turke.




