Babë e bir në Tiranë konfirmohen me coronavirus

0

Dy shtetasit shqiptarë që rezultojnë të prekur nga koronavirusi, janë babai dhe djali i tij. Ata janë duke u mjekuar në Tiranë.

Atë e bir kanë qenë në Itali dhe janë kthyer para pak ditësh nga Firence duke hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit siç thuhet zyrtarisht nga qeveria.

Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë urgjente që dërgoi pas mesnate, (e hënë 9 mars 2020 00:23) thotë se konfirmohen dy rastet e para me koronavirusin e ri, atë e bir që kanë ardhur nga Italia. Ata ndodhen nën kujdes mjekësor.

Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione, raporton noa.al.

Strukturat e urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për marrjen e informacionit. MSHMS do të vazhdojë të ofrojë informacione të përditshme mbi situatën dhe masat e marra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu