Lule të vetmuara/ Feride i thotë Po propozimit për martesë, ja ç’do ndodhë nesër

0

Një çift i pasur kërkojnë të birësojnë Songylin. Ejlyl dërgon ushqime në shtëpi për të ndihmuar Mesuden e cila ka mbetur pa para. Kader shkel ligjet që të futet në telashe dhe nëna e saj ta shpëtojë.

Defne mëson krimin që kanë bërë vajzat e jetimores dhe i tregon të ëmës. Nazan shkon i denoncon vajzat e jetimores në polici. Serkan e mëson këtë dhe telefonon të ëmën dhe i tregon që edhe ai është përfshirë në këtë krim. Nazan tronditet dhe e tërheq denoncimin. Çifti i pasur ftojnë për darkë në shtëpinë e tyre Songylin.

Vajzat e tjera bëhen xheloze për të. Ejlyl dhe Serkan dalin së bashku. Serkan i propozon Ejlylit të lidhen bashkë dhe ajo pranon. Nazan urdhëron Defnen të mos përzihet më në çështjen e vajzave të jetimores. Feride dhe Toprak darkojnë në një restorant. Në tavolinën e tyre vjen një tortë me një propozim për martesë. Feride i thotë po propozimit por në fakt gjithçka është një ngatërresë dhe torta kishte përfunduar në tavolinën e gabuar. Feride turpërohet dhe largohet nga restoranti e zhgënjyer./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu