“Mashtruesi” Rama, u tërhoq nga gjyqi me “Bild”; avokati gjerman Prinz, i kërkon 350 mijë euro detyrim kontrate që i merr nga taksat

0

Dje, në Ministrinë e Financave, ka mbërritur një njoftim për shlyerje detyrim porosie shërbimi juridik nga Gjermania; dërgues i të cilës, është zyra e avokatit gjerman, Matthias Prinz; emër i bërë i njohur, nga kryeministri Rama, pas publikimit në “Bild”, të audio-përgjimeve të skeduara në “Dosja 184”, hapur për vjedhjen e votave nga grupi “Gjiknuri-Manja” në Dibër.

Pas publikimit të bisedave konkrete, kryeministri Rama e humbi kontrollin logjik dhe kërcënoi me dënim gjyqësor gazetarin e “Bild”, madje e bëri padinë penale ndaj tij; kur gazetari Peter Tiede, paralajmëroi se do publikonte regjistrime të tjera, edhe me fakte orgjie ministrash e deputetësh gjatë fushatës për vota në Dibër.

Në orën 14 e 55 minuta, të datës 25.06.2019, kryeministri Rama, njoftoi publikisht në FB, Twitter e ETRV, duke thënë me kapardisje kërcënuese: – “Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e “Bild”! Gjykatat gjermane, le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes…”

Kanë kaluar afro 7 muaj dhe as gazetari gjerman Tiede, i akuzuar për “shpifje”, nuk është njoftuar nga gjykatat gjermane për kallëzimin e bërë nga Edi Rama; por as kërcënuesi dhe denigruesi Rama, nuk e ka përmendur më, çështjen e gjyqit kundër “Bild”; ndërkohë që ka punuar të zhduk dosjen “Dibra-184”.

Mirëpo, këtë proces gjyqësor në Gjermani; nuk e paska harruar avokati gjerman Matthias Prinz; i cili po i kërkon Edi Ramës, pagesën e shërbimit të avokatisë “anti-Bild”, për punën e kryer deri në datën 20 shtator 2019, kur klienti i tij kryeministër i Shqipërisë, për arësye që i di vetë; kërkoi ta ndërpriste e tërhiqte shërbimin gjyqësor (kallëzimin); porositur me prokurë e kontratë të posaçme më 25.06.2019.

Pagesa e kërkuar, është 750 euro/për 1 orë shërbim avokatie nga zyra juridike e gjermanit Matthias Prinz; të cilat, të mbledhura së bashku, janë bërë 350 mijë euro orë/pune; deri në orën, kur “trimi” Rama u tërhoq për “etikë” e jo për… frikë.

Atëherë, Edi Rama, nuk dha sqarim për mediat e huaja e ato shqiptare; për pyetjen nëse pagesën e avokatit gjerman dhe faturat e gjyqit, do t’i bënte nga xhepi i tij, apo nga buxheti i shtetit.

Por njoftim-fatura e dërguar në Ministrinë e Financave dhe jo në adresën “Sarajet e Surrelit”; tregon se edhe shpenzimet për gjyqin personal kundër “Bild” e të pa çuar deri në fund; nuk do t’i paguaj kryeministri, por nga taksat publike.

Pra, kryeministri Rama dhe banda e tij; vjedhin vota për të vjedhur pushtet; dhe vjedhin pushtet, për të vjedhur pasuri, ndërsa milionat e krimeve të tyre i paguajnë shqiptarët.

Ky nuk është rasti i vetëm, që për pazaret korruptive, egoizmat, interesat personale; dhe krimet e kryeministrit e të ministrave të bandës “Rilindja”, paguhen miliona euro gjoba, dëmshpërblime e shpenzime avokatësh dhe gjyqesh ndërkombëtare; ku rekord janë 16 milionë euro të pallatit të Lulzim Bashës në Vlorë e 110 milionë euro, të TV-së, që Rama e mbylli se i bënte konkurrencë “Klan”-it të Sandrit të PPP-së Milot-Balldren dhe “TOP”-it të Vjollcës së famshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu