Bija ime/ Demir i kërkon Xhandanit të bashkohen, ja ç’do ndodhë nesër

0

Demir i premton Ojkyt që ata do t’ja dalin mbanë dhe do t’ja nisin nga fillimi. Xhemal mëson për fatkeqsinë që i ka ndodhur Demirit dhe vendos ta ndihmojë. Ai i blen rroba e sende të reja Ojkyt. Ojky takohet me Xhandanin dhe mëson se ajo nuk do jetojë më me to. Ojky i lutet Xhandanit të qëndrojë por Xhandan vendos të jetojë në një vend tjetër.

Ajo i premton Ojkyt që do takohen shpesh. Demir kërkon të hakmerret nga Ahmeti. Xhemal dhe Ugur përpiqen ta bindin Demirin të mos merret me Ahmetin që ai të mos futet në telashe. Demir e ka ndarë mendjen. Ahmet kërcënon Xhemalin që të tërheqë denoncimin në polici.

Demir shkon në klinikën e Xhandanit dhe i kërkon të kthehet dhe të jetojë bashkë me ta. Xhandan nuk pranon dhe ja vë fajin Demirit i cili kërkoi divorcin. Demir bëhet xheloz kur dëgjon Xhandanin duke folur me Muratin. Ojky sheh makth në gjumë dhe Demir i qëndron pranë. Xhemal detyrohet të tërheqë denoncimin në polici./revistawho.com.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu