28.5 C
Tirana
E dielë, 29 Qershor 2025
Ballina Pakategori Cansu Dere: “Nuk më pëlqen të jem e sinqertë”

Cansu Dere: “Nuk më pëlqen të jem e sinqertë”

0

Aktorja bukuroshe Cansu Dere është unike si në pamjen e saj, edhe në projektet që përzgjedh. Pas suksesit me Ezel, pjesëmarrjen e shkurtër në “Sulejmani i madhërishëm”, u rikthye në ekran me një rol krejt ndryshe në telenovelën “Nënë”. Për këtë dhe shumë të tjera, aktorja na rrëfen në këtë intervistë të fundit të saj.

  • Të kemi ndjekur në serialin “Nëna” dhe është ndryshe nga çdo produksion që ke realizuar më parë. Çfarë mendon për këtë?

“Ndryshimi është gjë e mirë, sepse të ndihmon të zhvillohesh. Ishte një periudhë kur kisha lexuar shumë skenarë dhe kisha plot histori që ishin thuajse njësoj. “Nënë” është marrë nga një serial japonez dhe pashë serialin para se të lexoja skenarin. Jam impresionuar shumë. Sikurse e thatë, është një histori ndryshe nga punët e mia të mëparshme dhe Zejnep është një personazh më shumë botë, më ofron shumë emocion për ndryshimet që vijnë gjatë rrugës. Nuk qe e vështirë për mua të zgjidhja. Isha shumë e lumtur duke qenë pjesë e këtij projekti. Jam shumë e lumtur me punën që kam bërë në këtë projekt, ashtu sikurse edhe me punët e mia të mëparshme. Është një ndjesi e mrekullueshme kur ndihesh i kënaqur dhe nuk ke pengje për gjërat që ke bërë.

  • Në film trajtohet një temë shumë e ndjeshme, sikurse është dhuna në familje, sidomos abuzimi ndaj fëmijëve.

“Kjo është diçka e tmerrshme që ka ndodhur dhe ndodh ende. Abuzimi seksual me fëmijët është diçka e papranueshme, e pafalshme. Gjithkush që e bën këtë duhet të paguajë çmimin që meriton. Kjo më bën të ndiej zemërim, inat, dhimbje dhe pamundësi. Më vjen t’i kërkoj falje çdo fëmije që po kalon një situatë të tillë. I lus të gjejnë një mënyrë për të ndryshuar jetën e tyre dhe për të jetuar si fëmijë që janë.

  • Sa e vështirë është të punosh me një kolege aq të re në moshë, me një fëmijë?

-Kam qenë gjithmonë shumë me fat me kolegët që kam pasur në krah, edhe këtë herë nuk ka qenë ndryshe. Jam shumë e lumtur që punoj me Beren. Nuk kam pasur kurrë më parë një marrëdhënie të tillë me një fëmijë 7-vjeçar. Ajo është e mrekullueshme!

  • Të gjitha projektet që ke realizuar kanë qenë të suksesshme. Të pëlqen risku?

-Çdo vendim ka risk. Jam shumë krenare për faktin që nuk jam penduar kurrë për zgjedhjet që kam bërë në jetë dhe kam qenë e lumtur me rezultatin.

  • Rrjetet sociale janë bërë tepër të rëndësishme dhe thuajse të domosdoshme në jetët tona. Tashmë të gjithë kanë mundësi të shikojnë pak nga jeta e tjetrit. Cila është marrëdhënia jote me rrjetet sociale?

-Sa më e largët të jetë e mundur. Përdor vetëm Instagram. Jam e disponueshme për të gjithë. Kam marrëdhënie shumë distante me telefonin, por e shijoj kohën që harxhoj në Instagram dhe ndaj me të tjerët kur gjej kohë.

  • Si do t’u përgjigjeshe atyre që të konsiderojnë një femër të ftohtë dhe të ashpër?

-Nuk më pëlqejnë ekzagjerimet. Nuk më pëlqejnë pyetjet e tepërta apo të jem e sinqertë. Nuk socializohem shpejt. Nuk kam shumë durim. Më pëlqen të jem e balancuar dhe serioze.

  • Të pëlqen të bësh pazar?

-Nuk më pëlqen aspak në fakt. Më mërzit dhe më lodh shumë. E bëj vetëm kur është e domosdoshme.

  • Cili është sekreti pas lëkurës tënde prej porcelani?

-Nuk ka një formulë sekrete. Në fakt thjesht do të të përsëris atë që e dinë të gjithë. Ushqyerja dhe një regjim i mirë gjumi, të  mbash lëkurën të pastër dhe të hidratuar, duke përdorur produktet e duhura. Gjithashtu duhet të pish ujë. Përveç punës time, doktori dhe miku që më njeh prej 19 vitesh e di për çfarë ka nevojë fytyra ime.

  • Si e kupton që ke rënë në dashuri?

-Është një gjendje dinamike, variable, nuk mund të përcaktosh si diçka fikse. Është e vështirë ta përkufizosh, por besoj se brenda vetes e kupton. Besoj se edhe unë do ta kuptoj kur të vijë i duhuri.

©gazetapaloma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu