Sot në episodin e 25 të serialit “Rejan” do të ndiqni:
Hazar shkon të flasë me Nasuhun dhe i bën të ditur se do të largohet nga shtëpia së bashku me familjen e tij. Nasuh i thotë se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë, ndërsa Hazar i kthehet se në asnjë mënyrë nuk do lejojë që të shpërndahet familja e tij.
Për të parandaluar largimin e Hazarit nga shtëpia, Nasuh shkon të flasë me Zehrën dhe e gjen duke bërë gati rrobat për t’u larguar. Ai e paralajmëron atë që mos të largohen, por Zehra i thotë se kjo është e vendosur tashmë.
Mirëpo, Nasuh është i vendosur që ata të qëndron dhe ai paralajmëron Zehrën se nëse do ta largojë të birin e tij të gjithë do të marrin vesh se Rejan nuk është vajza e Hazarit, shkruan meganews.al.
Jaren përplaset me Rejanin në shtëpi dhe i thotë kësaj të fundit se i bëhet qejfi për gjithçka po i ndodh. Jaren i thotë se i uron më të keqen dhe është e lumtur që ajo po shkatërrohet, pasi tashmë do martohet edhe me dikë që nuk e do.
Nga ana tjetër, Xhihan nuk do lejojë që djali i tij të martohet me Rejanin. Çfarë ka bërë ai që Rejan të largohet? Azat shkon në dhomë dhe nuk e gjen Rejanin. Ku është larguar ajo? Azati dëgjon bisedën e prindërve të tij dhe përpjekjet për ta mbajtur larg nga Rejani.
Aliu e dërgon Rejanin në vendin ku ndodhet Mirani. Ajo i thotë se nuk e dinte që do vinte tek ai, ndërsa e pyet se përse e dëshironte aty. Miran i thotë se e di që dëshirojnë ta martojnë me Azatin, por ai ka rregulluar gjithçka.
E zhgënjyer dhe me lot në sy, Rejan i thotë Miranit se ka marrë gjithçka fund. I dashuruar me të, djaloshi nuk mund ta dëgjojë diçka të tillë. Ai i thotë se nuk ka marrë fund asgjë dhe se kurrë nuk ka për të marrë.
Azati gjen Miranin dhe Rejanin së bashku dhe vjen që t’i kërkojë asaj të kthehen në shtëpi. Duke lënë vetëm Miranin, Rejan vendos që të shkojë me Azatin.
Si do rrjedhin ngjarjet? Ndiqni nesër episodin e radhës të serialit dhe na ndiqni në meganews.al çdo ditë për të mësuar mbi serialin tuaj të preferuar çdo gjë.
Gjithashtu, mos harroni të pëlqeni edhe faqen zyrtare të serialit në Shqipëri, duke klikuar këtu. Aty do të merrni informacionet më të fundit mbi atë që ndodh me serialin në Turqi, por edhe me aktorët e tij.