Pas dështimit të negociatave me BE-në, agjencia ANSA sapo ka njoftuar se kryeministri Zaev ka dhënë dorëheqjen.
“Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Kjo është ajo që mësohet nga burimet diplomatike evropiane në mbyllje të samitit të BE-së, ku shtetet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë”, shkruan agjencia ANSA.
Pas këtij vendimi Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se edhe me dorëheqjen e kryeministrit Zaev nuk do të bie Qeveria.
Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal thuhet se kryeministrin Zaev do ta zëvendësoj Ministri i tanishëm i MPB-së, Oliver Spasovski. Ky i fundit do ta udhëheqë Qeverinë deri në përfundimin e mandatit të plotë, gjegjësisht deri në fund të vitit të ardhshëm.
Kryeministri Zaev ende qëndron në Bruksel dhe sipas gjitha gjasave ai pasi të kthehet pritet ta kumtoj vendimin e tij përmes një preskonference ku do t’ju drejtohet qytetarëve.