“Po ç’a kam vjedh unë o i vjedhur nga mendja, çfarë?”, zëmërohet Edi Rama me socialistin që e pyet; A ke vjedhur gjë?!

0

Prej më shumë se dy vitesh kishin nisur punimet dhe tashmë “Arena Kombëtare” është drejt fundit.

Përmes një fotoje të publikuar nga Edi Rama shihet se si duket stadiumi modern i kryeqytetit. Kaq ka mjaftuar ku në pamjet e publikuara nga kryeministri kanë vërshuar qindra komente.

Qytetari me ironi i shkruan Ramës se “nuk ka rëndësi sa vidhet”, “rëndësi ka të ndërtohet”, por përgjigja e kreut të qeverisë është e ashpër.

“Po çfarë kam vjedhur unë o i vjedhur nga mendja çfarë! Po s’të vë faj jo, kaq të ranë kur u ndanë thotë populli”, i përgjigjet Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu