Bixhoz me dashurinë -Dinki zbulon planin kundër familjes Oberoi, ja ç’do ndodhë këtë javë

0

Vëllezërit Oberoi futen në probleme gjatë udhëtimit për në Goa. Një vajzë me emrin Pia i deh ata dhe i bën një video duke kërcyer. Pia kërcënon vëllezërit Oberoi se videon do ja tregojë partnereve të tyre. Pia bashkëpunon me kushërirën e Pinkit dhe qëllimi i saj është të vërtetojë që djemtë nuk janë besnik. Pia është kërcimtare dhe i mahnit të gjithë në shtëpinë Oberoi.

Vajzat nuk bëhen xheloze për Pian edhe pse ajo i merr të gjithë vëmendjen. Djemtë Oberoi përpiqen të marrin videon nga Pia por nuk ja dalin dot. Ata vendosin t’i tregojnë të vërtetën partnereve të tyre dhe i kërkojnë falje Pias. Ajo e kupton që djemtë Oberoi janë shumë besnik dhe vendos të largohet. Dinki nuk dorëzohet dhe vendos ta përdorë videon kundër familjes Oberoi. Ajo ja tregon videon të gjithëve në festën e ditëlindjes së gjyshes. Anika dhe Gori mbajnë anën e Shivait e Omit dhe i tregojnë Dinkit që jo të gjithë meshkujt janë njësoj./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu