Perëndimi izolon Edi Ramën/ Ka 10 muaj pa bërë asnjë vizitë, faktet janë kokëforta, rasti i fundit 25 prill 2018!

0

Kanë kaluar plot dhjetë muaj që kryeministri Rama nuk është ftuar nga asnjë homolog perëndimor. Personalitetja e fundit që priti kryeministrin ishte kancelarja Angela Merkel më 25 prill në Berlin.

Personalitete të tjera më të cilët ka diskutuar kryeministri Rama janë Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk më 13 korrik 2018 në Bruksel dhe dhe pjesëmarrja në Samitin e Ballkanit Perëndimor, ku bisedoi me liderët e rajonit. Iniciativa u drejtua nga kryeministrja britanike, Theresa May.

Mungesa e ftesave nga vendet perëndimore është ‘kompensuar’ disi me disa vizita në vendet ballkanike, si në Turqi, Kroaci dhe Kosovë dhe çeljen e dy ekspozitave në Gjermani. Më 8 dhjetor, kryeministri ishte në Stanboll, ku takoi presidentin Erdogan. Vizita u mbajt e fshehtë nga pala shqiptare, në një kohë që vendi ishte përfshirë nga protestat e studentëve.

Më 4 dhjetor, Rama u shfaq përkrah kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç në Samitin e Kryeministrave të Iniciativës së Europës Qendrore, që u mbajt në Zagreb. Më 25 nëntor,  ai një vizitë katër ditore në Kosovë në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, me rastin kremtimit të festave të nentorit.

Të heshtura politikisht ishin edhe dy ekspozitat në Rostok [nëntor] dhe në Berlin [janar], pasi nuk u prit nga asnjë zyrtar, qoftë edhe bashkiakët përkatës të qyteteve. ‘Izolimi’ i kryeministrit, në prag të marrjes së vendimit për hapjen ose jo të negociatave në qershor është një shenjë jo pozitive. Mungesa e lobimit dhe komunikimit me vendet europiane, mund të sjellë sërish shtyrjen e negociatave.

Aq më tepër që organizatat e ndryshme ndërkombëtare flasin për përkeqësim të situatës së krimit, rritjes së korrupsionit dhe ngadalësimin e reformave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu