Kreu i Shtetit Ilir Meta ndodhet në SHBA i shoqëruar nga eksponentë të lartë të qeverisë.
Kështu, Meta shfaqet i rrethuar nga ish ministri Damian Gjiknuri e ministri ende ne detyrë Pandeli Majko, ky i fundit i njohur për qëndrimet kritike ndaj shefit të qeverisë.
Bie në sy edhe prezenca e opozitarit Fatmir Mediu si dhe ministrit nga Kosova Behgjet Pacolli, raporton newsbomb.al.
Meta, Gjiknuri, Majko e Mediu janë përfaqësuesit e Shqipërisë sot në në Komitetin e Mbrojtjes të Senatit amerikan, ku mbajti fjalën e tij edhe kreu i shtetit.
Meta foli për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Europa Juglindore, si edhe për luftën kundër ‘sjelljes malinje’ të Rusisë në rajon siç e cilësoi ai.
I rrethuar nga njerëzit e Ramës të cilët e dëgjojnë më vëmendje, kreu i shtetit tha se kjo është ‘një mundësi e madhe për të forcuar partneritetin dhe për të diskutuar për situatën gjeopolitike në rajonin e Europës Juglindor’.