71 vjetori i vdekjes së Stalinit, poezia që i kushtoi Kadare diktatorit kaukazian…

0

Shkruan Paul Tedeschini

Mbasi sot me 5 mars asht dita 71 vjetori i vdekjes së Stalinit (vdekur me 5 mars 1953) po ju dërgoj këtë poezi të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Ismail Kadare: Poezi për vdekjen e Stalinit “LAMTUMIRA E FUNDIT” (5 Mars 1953)

Kurora dhe kurora pa mbarim,
Kurora gjithë lule, gjithë yje;
Dhe sytë të përlotur me trishtim
Dhe pamje e rëndë zije.

O shokë!
Për të fundit herë sot,
Babanë po përcjell turm’ e pasosur
Me dhembje të kulluar e me lot,
Me zemër të plagosur.

Dhe ja tani, mes heshtjes, në eter,
Një zë i njohur, qartë po dëgjohet.
Në emër tonë sot, shoku Enver,
Përpara tij betohet.

Në gjysmë shtizë flamurët era tund,
Gjëmime topash ndihen në hapësire;
I jep Stalinit turma e pafund,
Të fundit lamtumirë.

Pra, lamtumirë mik i madh, babà!
Çdo zemër i thotë sot lamtumirë.
Së bashku me Leninin krah për krah
Ay ka për t’u shtrirë.

Pushon tashti
Ay në qetësi,
Por, jo!
Ay nuk vdiq!
Vazhdon të rrojë!
Dhe fjal’ e tij e urtë përsëri
Përpara do na çojë!

Ismail Kadarè me 5 Mars 1953

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu