Vetëm rutinë nga partitë e opozitës!

0
Shkruan Zef Ndreka
Edi Rama sigurisht, nga përçarja dhe degradimi i opozitës në tërësi dhe i PD-së në veçanti, vazhdon e noton i qetë në kënetën e tij, sepse e ka blinduar pushtetin përsonal dhe atë të rilindjes, pasi votimet bëhen sipas ndarjes territoriale të vendosur nga to, pasi opozita dhe përfaqësuesi ligjor i opozitës në fletën e votimit caktohet nga to, pasi jetën parlamentare e kontrollojnë totalisht ato përmes përjashtimeve, sanksionimeve, dhe ndryshimeve të rregullave të lojës parlamentare, sipas interesave politike të tyre. Pasi edhe pushteti gjyqësor kontrollohet në gjithë piramidën e vet po nga rilindja, duke u lejuar të jetë “i pavarur” përsa kohë nuk cënon interesat ekonomike dhe politike të saj.
Megjithse opozita i di dhe po e pëson pikërisht prej këtyre “bëmave” të rilindjes, ka vite e muaj që ngushëllohen vetëm me veprime rutinë:
– Rremujë në parlament, kur Rama kalon e miraton ligje shumë të rëndësishme për pak minuta!
– Protesta poshtë dritarës tek pallati i Berishës.
– Sharje e sjellje përjashtuese brënda opozitës.
Shumë pyetje më vjen te bëj per politikëbërësit opozitarë, për rutinën opozitare.
1. A ka rrugë tjetër për demokratët përtej “rrugës së shpresës”, apo…?!
Pasi protestat e përnatshme të demokratëve me kokën lart nga kati i tetë i mbushen dy muaj. Vetëm rutinë, asgjë e re!
Në fakt, keto protesta për fat të keq, organizohen kinse në mbrojtje të lirisë së shqiptarëve dhe demokracisë, por në fakt janë protesta në mbrojtje të Berishës që ëndërron të trajtohet si lidër i opozitës, mqs është në arrest shtëpie. Dhe ky është një minus i madh.
2. Sa efektive mbetët kjo lloj proteste në emër të opozitës në të ashtuquajturën “rrugicë e shpreses”, dhe a do ndikojë realisht në mbrojtje legale të Berishës tek SPAK-u dhe Gjykatat shqiptare e më tej, kur dihet qëndrimi i vendosur i DASH-it?!
3. A e kanë menduar ndonjëherë demokratët se thjeshtë po përdorën nga legjenda e tyre non grata në betejën përsonale kundër SHBA-ve dhe me këto protesta vetëm në “rrugicën e shpresës” a do të mund të sfidojnë rregjimin e Edi Ramës, apo vetëm i bëjnë fresk atij?!
Sigurisht që demokratët po përdorën, dhe kjo është politikë që nuk jep shumë rezultat.
4. Përballë një rregjimi që kontrollon gjithçka në këtë vend, madje edhe një pjese të opozitës, çfarë pretendon opozita, se mund ta rrëzojë Edi Ramën me protesta rutinë?!
Rutina është vrastare për opozitën! Si për Foltorën ashtu edhe për PD-në zyrtare që nuk di akoma të zgjohet nga gjumi.
Për të qënë realist, në protestat e rithemelimit ka element që duhen vlerësuar maksimalisht. Këto elementë janë: ekzistenca e shpirtit të protestës që mungon tek partitë e tjera opozitare dhe se ka opozitarë që besojnë se me protesta rregjimet munden. Për një forcë politike opozitare, këto kanë rëndësi themelore.
Dihet se Edi Rama dhe rilindja kanë kapur çdo pushtet, e kanë kthyer Shqipërinë në çiflig përsonal dhe zgjedhjet në farsë, duke shkatërruar atë demokraci që nuk arriti të bëhej dot funksionale.
Çfarë duhet të bëjë opozita?!
Se pari ti largohet rutinës.
Të zgjohet nga gjumi.
Të kërkojë rrugë për të fituar besimin e elektoratit gri.
Të bashkëbisedoje hapur e të këshillohet me qytetarët per programin elektoral që duhet t’iu paraqesë në zgjedhjet e 2025-ës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu