Zv/kryeministri Erion Braçe sulmon sekretarin e përgjithshëm të PS, Taulant Ballën

0
Pardje Taulant Balla, sekretar i përgjithshëm i PS dhe shefi i deputetëve të kësaj partie, ishte në festën e Birrës Korça, që ishte organizuar bukur dhe me një popullaritet të jashtëzakonshëm. Reklama që i bëhej Shqipërisë ishte brilante. Por zv/kryeministri indirekt sulmon Taulant Ballën.

Lexoni statusin e Erion Braçes.

STATUSI I PLOTE I ZV/KRYEMINISTRIT ERJON BRACE NË FACEBOOK

POOO E NDEZET KORÇEN!

FLAKEN E SHIHNI PËR 10 DITË DHE

NUK DO SHUHET DOT ME BIRRË!

Vera është liri!

Por jo papërgjegjshmeri!

Jo në kohë #COVIDI veçanërisht.

DO TA JETOSH NË KLUB, NË FESTA, KONCERTE, NË STADIUM, NË PUNË,

NË SHKOLLË, KUDO, VAAAAAKSIIIIIINOOOOOHUUUU!

Por pa vaksinuar grumbullime të tilla e ndezin, i venë flaken dhe nuk e shuajnë dot!

Janë papërgjegjshmeri edhe pse është verë, edhe pse është koha për të pushuar e gëzuar.

Ekuilibri në liri mes infektimit, nevojës, punës, argetimit që na solli shkelqyeshem deri në nisje të verës, duket se ka levizur për keq, ndaj edhe numri i të infektuarve po rritet;

NUMRAT E TE VAKSINUARVE ME DY DOZA NUK JANË AQ SA LIRIA QË PO PËRDORET QESIM E PA MASA MBROJTËSE NGA GJITHKUSH.

Në një gjëndje të tillë,

rikthimi tek masat kufizuese ose vaksinimi plus një maskë na mbrojnë jetën,

tonen e të familjes;

TANI ËSHTË KOHA PËR KËTË DETYRIM!

Të gjithë ata që janë në nevojë e në marrëdhënie me shtetin,

duhen vaksinuar;

Shembujt për ata që janë në pamundesi ekonomike për të përballuar shpenzimet e sëmundjes janë të fortë dhe vaksinimi i detyrueshëm për ta ka qenë zgjidhje;

Të gjithë ata që janë në marrëdhënie me shtetin e në shërbim të qytetarëve duhen vaksinuar;

Shembujt nga sektori i sherbimit shëndetësor, sherbimit arsimor, sherbimit publik në tërësi qoftë edhe nga Italia fqinjë janë të fortë dhe referojnë vaksinimin e detyrueshëm;

Të gjithë ata që duan argetimin në grup e pa limit në ambjente që lehtesisht kthehen në qendra infektimi masiv, duhen vaksinuar;

Shembulli i koncerteve masive në Kosovë, por edhe këtu, dy ndeshjet me tifozë masivisht e thuajse 100% në Shkodër, duhet të mjaftojnë për ta bërë vaksinimin të detyrueshëm.

Aaaa dhe një gjë;

DETYRIMI NIS NGA MË TË PUSHTETSHMIT, INSTITUCIONET QË MATERIALIZOJNË PUSHTET DHE VIJOJNË ME KOMUNITETET;

Në shtator nis Kuvendi, por askush nuk di deri tani se sa prej deputetëve janë vaksinuar plotësisht me dy doza vaksinash;

DETYRIMI DUHET TË NISE ATY!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu