Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton fletën ‘gjigante’ të votimit!

0

Fleta e votimit do të kenë përmasa të mëdha, pasi në të do të përfshihen të gjithë emrat e kandidatëve për deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar formatin përfundimtar të fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit. Fleta e votimit do të kenë përmasa të mëdha, pasi në të do të përfshihen të gjithë emrat e kandidatëve për deputetë.

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton fletën ‘gjigante’ të

Për rrjedhojë kjo do të sjellë edhe një fletë votimi gjigande, sidomos në Qarkun e Tiranës, ku fleta e votimit do të ketë 539 emra, për 11 subjektet zgjedhore. Përmasat e fletës së votimit do të jenë 58,3 cm me 29,7 cm në të gjitha qarqet.

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton fletën ‘gjigante’ të

Fleta e votimit është njësoj në kuptimin e madhësisë për të gjitha qarqet. Në Tiranë ka një dendësi më të madhe të emrave, por janë të gjithë të lexueshme, po të ishin me font më të madh do ishte më mirë. Por duke vendosur racionalitetin e madhësisë së fletës së votimit me mundësinë e leximit të kandidatëve, raporti qëndron mirë në këtë fletë votimi që kemi përgatitur”, tha Celibashi.

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton fletën ‘gjigante’ të

Fletët e votimit për 11 majin do të prodhohen nga ‘Cetis’ në Slloveni dhe shpërndarja tek diaspora, që voton për herë të parë, nis 10-ditëshin e parë të prillit.

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton fletën ‘gjigante’ të

Një ditë më parë, KQZ hodhi shortin për renditjen e subjekteve, nga ku rezultoi se Partia Socialiste do të ketë numrin 5, ndërsa Koalicioni i Berishës, numrin 1.

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton fletën ‘gjigante’ tëZgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton fletën ‘gjigante’ tëZgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton fletën ‘gjigante’ tëZgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton fletën ‘gjigante’ tëZgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton fletën ‘gjigante’ tëZgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton fletën ‘gjigante’ tëZgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton fletën ‘gjigante’ të

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu