Yuri Kim e “sulmoi”/ Vjen reagimi “Bombë” i Berishës: S’kam kërkuar kurrë negocim

0

Ish kryeministri Sali Berisha, u përgjigj ndaj ambasadores së SHBA, e cila me anë të një statusi në Twitter e sulmoi duke thënë se nuk do të kishte asnjë lloj negocimi me persona të cilët ishin shpallur non-grata, duke nënkuptuar se Berisha e kishte kërkuar një gjë të tillë.

“Përcaktimi publik 7031(c) nuk është subjekt “negocimi” & askush nuk duhet të pretendojë se është “ndërmjetës”. Ata të cilët janë përcaktuar publikisht mund t’ua vënë fajin konspiracioneve, por faktet janë të pamohueshme”– shkruajti Kim në Twitter më herët gjatë ditës së sotme.

Ndërsa në takimin me simpatizantët e PD në Korçë ish kryeministri Sali Berisha e mohoi kategorikisht që të kishte bërë negocime pas shpalljes së tij non-grata dhe shtoi se i vetmi instrument të cilin ai kishte menduar kishte qenë gjykata e Francës ku edhe ka paditur sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Berisha: Në mënyrë absolute asnjë njeriu në botë nuk i kam kërkuar asnjë lloj ndihme. Zero. Pse? Gjykata, gjykata. Nuk kam fare as negociata, as stërnegociata, asnjë gjë. Edhe kryetarit i thashë mos u përzieni, partia nuk ka punë me këtë çështje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu