Vr*sje të vogla! Merve bashkohet me Rëzain, ja ç’do ndodhë nesër

0

Merve dhe Mila shkojnë në shtëpinë ku fshihet Rëzai. Merve i tregon Rëzait që e braktisi Serhanin dhe e pyet ku janë paratë. Rëzai shtiret si i pafajshëm dhe dyshon tek Merve. Ajo i tregon që e kapi Serhanin duke e tradhëtuar. Oja gjen adresën e shtëpisë së Galipit. Arzu fton në shtëpi Enverin për të punuar. Nilaj i tregon Mehmetit dhe ai bëhet xheloz. Enver i tregon Arzus se një tjetër klient i Serhanit kërkon të punojë me ta. Arzu vendos të mos i marrë më klientë Serhanit.

Oja shkon në shtëpinë e Galipit dhe prezantohet para bashkëshortes së tij. Oja arrin të futet në shtëpinë e Galipit duke i bërë një pyetësor bashkëshortes së tij. Oja kupton se Galip fshihet në shtëpi por bashkëshortja e tij thotë se ai ndodhet jashtë vendit. Mehmet shkon në shtëpinë e Arzus pa arsye. Arzus nuk i pëlqen kjo situatë. Enver shkon në shtëpinë e Serhanit dhe i tregon që ai dhe Arzu kanë hapur kompani. Serhan e përzë Enverin. Merve përpiqet të fitojë besimin e Rëzait. Rëza e pranon se ai i vodhi paratë. Merve e përgëzon Rëzain për zgjuarësinë.

Mehmet e kalon darkën në shtëpinë e Arzus. Tajlan vendos të jetojë në hotel por Pelin i lutet të mos largohet nga shtëpia. Tajlan i kërkon të kthehen në shtëpinë e tyre të vjetër por Pelin nuk pranon. Tajlan vendos të qëndrojë në shtëpi dhe i kërkon Pelinit të mbledhë veten. Profesori telefonon Pelinin por ajo nuk ja hap telefonin. Profesori telefonon Tajlanin dhe i thotë se është i shqetësuar për Pelinin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu