Vrasje të vogla/ Serhan del nga burgu, Merve e braktis, ja ç’do ndodhë nesër

0

Pelin i kërkon Nihalit t’i gjejë shtëpi Burxhus. Gjykata merr vendimin që Serhan të gjykohet në arrest shtëpie. Serhan kthehet në shtëpi dhe e fsheh nga Mila faktin që është në arrest shtëpie. Merve telefonon Ojën dhe i tregon që Serhani doli nga burgu dhe e falenderon. Oja gëzohet shumë por përpiqet mos ta shfaqë tek Merve.Nihal telefonon Merven dhe i tregon që Pelin i ka kërkuar shtëpi për Burxhun. Nihal mban anën e Merves. Merve i tregon Serhanit se Oja e ndihmoi kur gratë e rezidencës e sulmuan shtëpinë e tyre.

Serhan kalon kohë me të bijën. Në darkë Merve e pyet Serhanin nëse do mund ta gjejë fajtorin por ai nuk i tregon për dyshimet që ka ndaj Rëzait. Në mëngjes Merve merr Milën e valixhet dhe braktis shtëpinë. Serhan çohet nga gjumi dhe habitet kur nuk i gjen Merven dhe Milën në shtëpi. Ai del në rrugë për t’i kërkuarduke harruar që është në arrest shtëpiak. Pelin gatuan ëmbëlsira si Merve por mëngjesin e ëmbël ja prish një sherr me Tajlanin. Tajlan e kritikon Pelinin për sjelljen e saj. Ai nuk mund të vazhdojë më me të dhe vendos të largohet. Pelin çmendet pas largimit të Tajlanit. Pelin shkon në shkollë dhe qan në krahët e profesorit. Burxhu shkon në shtëpinë e Pelinit dhe i lutet ta bindë Nihalin t’i shesë shtëpi. Oja i tregon Edipit që Serhan ka dalë nga burgu. Ajo telefonon Merven por e ka fikur telefonin. Oja telefonon Serhanin dhe ai i tregon se Merve dhe Mila janë larguar. Edip dhe Oja shkojnë tek Serhan për t’i ofruar mbështetje./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu