Vrasje të vogla -Merve kap mat Ojan dhe Serhanin, ja ç’do ndodhë nesër

0

Pelin shtiret si e stresuar para Tajlanit dhe i kërkon të shkojë me Berkun në festë. Oja i thotë Edipit se nuk i mban më inat Merves. Tajlan shkon në festë dhe i thotë Merves se Pelin nuk mund të vinte pasi ndihej keq. Burxhu i tregon Merves për gjendjen shqetësuese të Pelinit. Pelin shkon në festën e Merves dhe e kërcënon. Merve e frikësuar e siguron se nuk do t’i thotë askujt për krimin e tyre. Pelin regjistron bisedën e tyre me telefon ndërsa Burxhu e shfaq para të gjithëve.

Oja është gjithashtu e përfshirë në këtë plan. Pelin pyet Merven ku ishte në mbrëmje dhe të gjithë të ftuarit dëgjojnë bisedën e tyre. Oja rrezikon jetën pasi ekrani bie mbi të. Serhan e shpëton Ojën. Merve kupton nga veprimet e tyre që Oja është e dashura e Serhanit. Edip i del në mbrojtje Merves dhe thotë se ajo ndodhej në shtëpinë e tij. Merve përfshin edhe Nihalin në këtë situatë duke thënë se ajo ndodhej me të. Nihal e mohon por askush nuk e beson. Partneri i Nihalit i gjuan Edipit dhe e hedh në pishinë. Oja e kalon mbrëmjen në apartamentin e Serhanit. Merve fshihet në makinë dhe sheh nw parking Ojan dhe Serhanin duke u puthur./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu