Vettingu në politikë, Braho: Ja pse duhet t´a bëjë SPAK, do ketë shumë dorëheqje

0

Juristi Ledio Braho u shpreh sot se SPAK është organi i duhur për të bërë vettingun në politikë, nismë kjo e propozuar tashmë nga Partia Demokratike.

I ftuar në studion e ABC, Braho theksoi se nuk është SPAK që do përzgjedhë nëse do të hetohet apo jo një politikan, Prokuroria e Posaçme do të jetë në rolin e KPK dhe se barra e justifikimit të pasurisë do t’i kërkohet subjektit.

“Në rastin e parë nuk ishin propozuar organet se kush do të merrej me vettingun. Tani bëhet fjalë që do të jetë SPAK, si dhe Gjykata Kushtetuese si hallkë e fundit. Ka një mekanizëm që ofron garancitë.

Drafti fillestar nuk ka pasur asnjë mekanizëm dhe garanci. Ka edhe një komision të posaçëm parlamentar. Debati tjetër është fakti se si PD tani po pranon SPAK që të bëjë edhe vettinguin e vet. Duhet të kemi parasysh sot se SPAK ka vetëm ngritjen e akuzës penale ndaj politikanëve. Është në tagrin e SPAK për të ngritur apo jo një akuzë. Ndërkohë kur është në rastin e vettingut nuk do të jetë më përzgjedhja e SPAK që një politikan do të hetohet apo jo. Barra e provës është e kandidatit. SPAK do të kryejë të njëjtin funksion që kryen KPK. Për mendim tim funksionon nëse vettingu do të bëhet nga SPAK,” u shpreh juristi.

Braho shtoi më tej se procesi i vettingut të politikanëve do të hetojë lidhjet e afërta. “Në këto zgjedhje është e vërtetë që nuk kishte kandidatë me probleme me dekriminalizimin. Por ka akuza për ata që janë të lidhur me personazhe të botës së krimit. Tani kemi arritur në një nivel tjetër ata që janë të inkriminuar nuk kandidojnë vetë, por fusin të tjerë dhe kanë lidhje. Vettingu i politikanëve do të merret me lidhjet e afërta,” u shpreh ai, ndërsa shtoi se ILDKPI ka dështuar në verifikimin e pasurisë së zyrtarëve.

“Di plot raste që vendos gjoba ndaj subjekteve që janë nën hetim. Por tek politikaët nuk është rasti. ILDKPI ka dështuar në verifikimin e pasurisë së zyrtarëve,” deklaroi juristi.

Më tej, Braho tha se procesi i vettingut ashtu si në sistemin gjyqësor edhe në politikë do të sjellë shumë dorëheqje.

“Vettingu nuk ka vetëm faktin e dënimit, por edhe efekt parandalues. Tek gjyqësori pati një sërë dorëheqjes. E njëjta gjë pritet nga politika, kushdo politikan që do të ketë një iniciativë të tillë do të ketë të drejtën që të tërhiqet që në momentin e parë. Kjo është element shumë pozitiv. Dekriminalizimi e solli një aspekt pozitiv. Pres që në politik të ketë më shumë dorëheqje se në gjyqësor. Një nga arsyet pse janë shkarkuar gjyqtarët ka qenë një vetëbesim i tepruar. Kjo aureolë është edhe më e theksuar në politikë. Fakti që n kemi një proces vettingu bën që të korrigjohen të gjitha këto problematika,” u shpreh juristi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu