Vetting-u: SHBA lëshon “bombën” kundër pushtetarëve hajdutë/ Nuk ndalemi, reforma do zbatohet!

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur luftën kundër gjithë politikanëve, pushtetarëve dhe zyrtarëve të korruptuar, duke premtuar se do iu dhurojnë shqiptarëve, Reformën në Drejtësi, ku për herë të parë të gjitha institucionet do të mund të zbatojnë ligjin.

Zyrtari i lartë amerikan, Brock Bierman, ka kritikuar ashpër politikën shqiptare, duke u shprehur se është e gjitha e korruptuar dhe po pengon integrimin e Shqipërisë. Sipas tij, korrupsioni në të gjitha nivelet shkurajon edhe investimet në sektorin privat, duke thënë me vendosmëri se SHBA do ndihmojë shqiptarët të fitojnë betejën e tyre për të rikthyer besimin në institucionet e drejtësisë.

“Nuk ka asnjë dyshim se, gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në forcimin e themeleve të saj ekonomike dhe demokratike. USAID ka mbështetur me krenari këto përpjekje dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Përparimi i mëtejshëm ka nevojë për përkushtim të vazhdueshëm ndaj reformës në drejtësi.

Populli shqiptar meriton institucione transparente, sidomos institucione gjyqësore të pavarura që respektojnë zbatimin e ligjit. Korrupsioni pengon integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në institucione dhe tregje rajonale e botërore. Ai gjithashtu shkurajon investimet në sektorin privat. Integrimi dhe investimet janë kritike për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij vendi.

Zhvillimi i bazuar në sipërmarrje, themeli i qëndrueshmërisë ekonomike afatgjatë të çdo vendi, varet nga zbatimi i drejtë, i parashikueshëm dhe transparent i ligjit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të ndihmojë shqiptarët në betejën e tyre për të rikthyer besimin në institucionet e drejtësisë. Lufta kundër korrupsionit është lufta e të gjithëve”, ka deklaruar Bierman.

Më tej, duke folur për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), që është një ndër institucionet kryesore të Reformës në Drejtësi, Ndihmës Administratori i USAID ka deklaruar se SHBA do të mbështesë me forcë këtë këshill dhe punën e tij.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor i Shqipërisë është në pararojë të këtyre përpjekjeve. Shtetet e Bashkuara e mbështesin me forcë këtë Këshill dhe punën e tij. Ne do të vazhdojmë të punojmë me Këshillin ndërsa çon përpara këto reforma.

Unë i nxis shqiptarët kudo që ndodhen që të mbështesin këto reforma, të mbështesin këta këshilla dhe pres me kënaqësi ngritjen e një sistemi drejtësie që iu shërben të gjithëve, si dhe i nxis anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë ata që mbështesin në mënyrë aktive reformat në drejtësi, që të mbeten të palëkundur në zbatimin e kësaj reforme”, ka shtuar zytari amerikan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu