Trump vëndos: Ja kush është Yuri Kim, ambasadorja e hekurt amerikane që do vijë në Shqipëri!

0

Yuri Kim është ambasadorja e re amerikane për Shqipërinë, e propozuar nga presidenti i SHBA Donald Trump.

Yuri Kim ka lindur në Korenë e Jugut dhe është rritur në Guam, pjesë e ishullit të Mikronezisë, në Paqësorin Perëndimor.

Ishte një ditë e ftohtë e shkurtit në vitin 2008 dhe ajo ishte ulur në sallën më të madhe të koncerteve në Korenë e Veriut, duke dëgjuar një shfaqje nga Filarmonia e Nju Jorkut – jo shumë larg vendit ku ka lindur në Korenë e Jugut.

Një zyrtare politike në Shërbimin e Jashtëm të SHBA, Yuri Kim nuk kishte asnjë arsye të dukshme për të shoqëruar orkestrën e njohur amerikane në vendin më të izoluar të botës, i cili do të ishte më i përshtatshëm për një oficer të diplomacisë publike. Por ishte pikërisht puna e saj në atë udhëtim të pashembullt.

Ajo ishte ndihmëse e Christopher Hill, ndihmës sekretari i shtetit për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit në atë kohë, i cili po udhëhiqte bisedimet e nivelit të lartë me Phenianin, me synim shpërbërjen e programit të armëve bërthamore.

Turneu i koncertit ishte një “karotë”, të cilën Uashingtoni shpresonte – ndonëse nuk e pranoi publikisht – se do të përmirësonte bashkëpunimin e Veriut në bisedimet e ashpra. Kim kishte negociuar me të vërtetë vizitën me qeverinë komuniste, duke udhëtuar në Phenian në dy raste të mëparshme me udhëheqjen e filarmonisë.

Ndihma për të zhvilluar programin dhe për të negociuar kushtet e vizitës- ishin dy pikat kryesore.

Një amerikane e natyralizuar që u zhvendos nga Koreja e Jugut në ishullin Guam (ishull në paqësor nën varësinë e SHBA) kur ishte 3 vjeç, Kim u bashkua me Shërbimin e Jashtëm më 1996.

Ajo zgjodhi të shkonte në Pekin në turneun e saj të parë, pasuar nga Tokio. Pastaj ajo u kthye në Uashington si oficere e nivelit të mesëm. Në atë kohë, diplomati më i lartë i SHBA ishte Colin Powell.

Pas kësaj detyre, Kim shkoi në Seul. Gjatë turneut të saj si shef i njësisë së brendshme politike të ambasadës, ajo u takua me dhjetëra liderë politikë dhe biznesi, gazetarë dhe akademikë. Një nga ata të njohur ishte një zëvendës president në Asiana Airlines, transportuesi i dytë më i madh i Koresë së Jugut.

Zonja Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe Ankara.

Ajo mban gradën B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Master of Philosophy nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhët Angleze, koreane, kineze, japoneze, turke.

Emri i Yuri Kim, i propozuar nga vet presidenti Donald Trump duhet të marrë dhe miratimin e Senatit për të qenë zyrtarish ambasadorja e SHBA në Shqipëri.

44238100001_5533886774001_5533863567001-vs.jpg
40508719734_9f7e6724c4_b-1.jpg

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu