T’i përgjigjesh kaosit me kaos!

0

Shkruan Alba Kepi

T’i përgjigjesh kaosit me kaos. Lomshit me lomsh e gënjeshtrës me mashtrime!

Ngjajnë si lagje barakesh mbi njëra-tjetrën.

13 kuba me përmasa secili 22.5 metra X 22.5 metra, në 3 lartësi të ndryshme e në materiale të ndryshme ndêrtimi.

55 000 metra katrorë sipërfaqe në 140 metra lartësi.

Kjo êshtë Hora Vertikale nis punimet në Tiranë, më pranverë 2024.

Leja e procedurat administrative e ndërtimit ka muaj që janë lëshuar.

Studio që e ka realizuar arkitekturën thotë se ka dashur të interpretojë Tiranën kaotike.

Por ky projekt nuk ka asnjë lidhje kulturore, historike e funksionale për qytetin.

Studio thotë se materialet e ndryshme e lokale që do pêrdoren në çdo kub janë zgjedhur për të favorizuar ekonominë lokale e reduktimin e impaktit ndotës.

Por asgjë ekosostenibile nuk ka në këto materiale e asgjë të vërtetë kur cdo ndêrtim në Shqipëri përdor kahera materiale vendase.

I vetmi që fiton është ndêrtuesi duke pasur një kosto më të ulët të materialeve e më shumë hyrje në xhepin e tij.

Më vjen të pyes studion e huaj që e ka realizuar; A do lejohej në vendin e tyre të ndërtohej një arkitekturë e tillë?

Pse nuk e ndërtojnë një kaos urban si ky në Hollandë, Lisbonë o kudo tjetër në botë?

Shqipêrisë i duhet një peticion kombëtar për një ligj që të mbroj tokën, ajrin e qiellin shqiptar nga shëmti e gënjeshtra të tilla.

Bashkia e Tiranës e mbylli 2023 me një buxhet 110 milionë euro ku 70 milionë u morën nga taksa e ndërtimit.

Këto projekte me apartamente bosh janë sponsori i parë i Bashkisë së qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu