Nis sesioni parlamentar/ Në Kuvend edhe Presidenti i Republikës e ambasadorë

0

Nis sot sesioni i ri parlamentar. Disa ligje dhe nisma të rëndësishme pritet të kalojnë në axhenden e Kuvendit, përgjatë këtij sesioni.

 

Mes tyre veçohen amnistia penale, Avokati i Popullit, apo reforma zgjedhore. Por për miratimin e tyre kërkohen edhe vota nga opozita, e cila prej muajsh bllokon punimet e parlamentit.

BE kërkon nga palët të ulen në një parlament funksional për miratimin e reformave të rëndësishme.

Seanca e sotme, ndryshe nga më parë do të ndiqet në sallë edhe nga Presidenti i Republikës si edhe ambasadorë të huaj të akredituar në vendin tonë.

Opozita duket se do ta vijojë aty ku e la dhe si e la sesionin e ri parlamentar. Gazment Bardhi ka paralajmëruar se do të vijojë skenarin e kaosit në Kuvend por këtë herë në krye nuk do të jetë Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023.

Sakaq kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u pa të mbërrijë në Kuvend, i shoqëruar nga Enkelejd Alibeaj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu