Taulant Balla shtiret si kundërshtar, lëshon “tymçe” se Berisha e Meta financohen nga Putin

0

Drejtuesi i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se shqiptarët nuk i besojnë Sali Berishën, i cili sipas tij, merr financime nga Rusia. Ky deklarim ngjan plot falsitet, pasi keta të gjithë janë një substancë, pasanikë që druhen nga transparenca.

Teksa merrte pjesë në festën e ullirit në Roskovec, ai u pyet nga gazetarët, nëse i frikësohet mazhoranca protestës së opozitës më 12 nëntor, dhe me tallje ai tha se kjo protestë nuk iu shërben shqiptarëve por hallit personal të Berishës.

“Unë jam në një prej pikave më piktoreske në vend, në fshatin Kujan të Roskovecit, ku bëhet  festa e ullirit. Është vit i mbarë për bujqësinë, ajo që më shqetëson më shumë është gjetja e tregjeve të reja për sasinë e madhe që kemi këtë vit të vajit të ullirit. Qeveria do të bëjë gjithçka për fermerët, për të gjetur tregje. Të mos harrojmë jemi në luftë, lufta është në Ukrainë me tanke, por në Shqipëri apo në vende të tjera të Europës ka prekur të ardhurat e çdo familje.

Qeveria jonë po kujdeset për çdo familje, si për shembull energjia, që do e mbajmë me të njëjtin çmim si përpara luftës. Qeveria mbështet pensionistët, administratën. Për mua është e vonuar protesta e aleatit të Putin në Shqipëri, Sali berishës, sepse rublat e Rusisë sponsorizojnë aleancën Berisha-Meta. Janë rublat ato që nxisin këtë lloj qasje, gjithë bota është në luftë me Putin, ndërsa Saliu i del në krah.

Protesta s’ka të bëjë me ekonominë e familjeve shqiptare, por me hallin personal të Sali Berishës, i shpallur non grata në SHBA dhe mos u habisni shumë shpejt mund të shpallet non grata dhe nga vendet e BE-së”, tha Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu