Sot në “Xhenet”/ Mahir refuzon Ozlemin dhe fëmijën e saj, Selim kupton se Kaja ka vrarë Xhengizin, Orhan rreh keq Selimin

0

Orhan është i vendosur të marrë hak ndaj familjes së Xhengizit. Melisa i tregon Arzus se Xhenet nuk e ka lexuar letrën e saj. Arzu bëhet dyshuese se Melisa ka një tjetër plan, por Melisa këmbëngul se dëshiron që Xhenet të dëgjojë të vërtetën nga goja e saj. Orhan i tregon Selmës fotografitë ku Xhengiz varros Rizan.

Arzu trembet pasi mendon se është pjesë e fotografive. Selim varros të atin dhe Kaja është pjesë aktive e varrimit. Xhenet mbështet Ozlemin. Arzu shikon varrimin nga larg.

Kaja hedh pretendimet se Xhengiz ka tentuar të vetëvritet përsëri. Selim është i bindur se Xhengiz ka vdekur aksidentalisht. Nilgyn është i shqetësuar për shëndetin e Selimit pasi ka frikë se Sojerët do ta lendojnë. Kaja siguron Nilgynin se ka për të mbrojtur Selimin. Orhan rreh Selimin.

Selim nuk lejon Kajan që ta ndihmojë. Orhan betohet se do të lëndojë Selimin aty ku i dhemb më shumë. Selma nuk fal familjen e Xhengizit dhe i akuzon ata si bashkëpunëtorë në vdekjen e Rizas.

Mukades i shpreh Sunës dyshimet se Kaja ka vrarë Xhengizin. Selim mbështet Sojerët duke thënë se veprimet e tyre janë impulsive. Orhan i rrëfen Arzus dyshimet se dikush tjetër e ka ndihmuar Xhenguzun në vrasjen e Rizas. Policia merr në pyetje Arsojët për vrasjen e Rizas.

Xhenet shqetësohet kur shikon plagën e Kajas që rrjedh gjak. Kaja justifikohet duke thënë se i ka ndodhur një aksident. Xhenet i kërkon falje Kajas që ka dyshuar tek ai dhe e siguron se tashmë ka besim të verbër tek ai. Ajo i jep kohë Kajas për të zbuluar identitetin e Xhavidanit. Kaja përqafon Xhenetin.

Melisa mbështet Orhanin në denoncimin kundër Arsojëve. Nilgyn merr përsipër gjithë fajin duke thënë se ka fshehur fotografitë prej Selimit. Policia ka dyshime se Xhengiz nuk është vetëvrarë dhe pyet Selimin nëse ka një të dyshuar për vrasjen e Xhengizit.

Policia dyshon pasi Xhengiz ka qenë i paralizuar e nuk vetëvritej dot si  dhe përpiqet të zbuloj se kush është pala e tretë që i ka shkrepur fotografitë. Selma i kërkon Orhanit që të prishin ortakërinë me Arsojët. Orhan i tregon Selmës se firma po falimenton pasi Xhengiz i ka dhuruar pronat Kajas. Selim nuk e denoncon Kajan në polici.

Selim i shkon Kajas në shtëpi duke e akuzuar se është personi që ka shkrepur fotografitë e vrashes së Rizas. Kaja shtiret si i pafajshëm. Selim kërcënon Kajan duke përdorur Xhenetin. Kaja i ngre dorën Selimit. Selim i puth dorën pasi e kupton që Xhenet po i shikon dhe shtiret sikur e ka pranuar Kajan si babain e tij.

Melisa mbron pafajësinë e Selimit para familjes. Ozlem shkon në shtëpinë e Sojerëve për të kërkuar falje në emër të Xhengizit.

Mahir përzë Ozlemin nga familja e tij. Ozlem deklaron se pret fëmijën e Mahrit dhe Melisa tronditet. Mahir refuzon Ozlemin dhe fëmijën e saj dhe i kërkon Ozlemit të abortoj.

Selma nuk mbështet vendimin e Mahirit. Melisa ndjek Arzun dhe e shikon kur shkon në shtëpinë e Kajas. Arzu i kërkon Kajas të vras veten. Kaja i rrëfen Arzus se është i vendosur të marr hak për faktin që ajo ka tentuar të vras.paloma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu