Si vishen nuset në vende të ndryshme të botës?

0

1- Në Jemen, vishen me një fustan ceremonial prej ari dhe mbajnë aksesorë floriri dhe argjendi.

2- Nuset në Japoni veshin një kimono të bardhë për të treguar pastërti.

3- Në Kazakistan, nuset vendosin në kokë një aksesor tradiconal të quajtur saukele, e cila tregon nisjen e një jete të re.

4- Nuset mongole veshin një fustan të quajtur “deel”, i cili është veshur për breza me rradhë nga mongolet në Azinë Qëndrore.

5- Në Kenia, ato vendosin aksesorë në kokë, byrzylykë dhe rreth 20 varëse të rënda.

6- Në Xhakartë, nuset vishen me flori, ngjyra të theksuara dhe aksesorë për në kokë.

7- Në Afrikën Jugore, nuset vendosin një kapele tradicionale të quajtur “inkehli” dhe vendosin varëse me ngjyra të ndryshme.

8- Në Korenë e Jugut kanë një fustan tradicional të quajtur “hanbok”, i cili ka ngjyra të ndezura dhe linja të thjeshta për të përfaqësuar mijëra vite traditë.

9- Nuset në Rumani vendosin aksesorë cilindrik në kokë dhe besohet se këto shërbejnë për t’i mbrojtur nga forcat e këqija.

10- Nuset në Gora ( mes Kosovës dhe Maqedonisë ) e lyejnë fytyrën e tyre për të larguar fatin e keq.

11- Nuset indiane veshin një sari me ngjyra dhe i lyejnë duart me këna me forma të ndryshme.

12- Në Etiopi, ngjyrat që dominojnë më shumë në dasma janë të errëtat, velvet dhe të dekoruara me flori.

13- Nuset në Kinë veshin qipao, një fustan mëndafshi të kuq që simbolizon pasuri dhe fat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu