BallinaPolitikëSi ta lexojmë thirjjen e seancës së sotme nga Kryeministri Kurti

Si ta lexojmë thirjjen e seancës së sotme nga Kryeministri Kurti

Date:

Related stories

Belinda fut 50 milion euro në kasafortën e Rrok Gjokës/ SPAK drejt veprimit

Në Shqipëri, çdo skandal që lidhet me tenderat publikë...

Nuk ishte aksident, por krim që mund të parandalohej!

Shkruan Belind Këlliçi Krejt vendi është i mpirë nga tronditja...

A i sheh ka enden preja jote e mjerë?

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj A i sheh ka enden preja...

Amerika me sanksione: Mos paguani tarifat e iranianëve në Hormuz

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka paralajmëruar se kompanitë...
spot_img
Shkruan Blerim Muriqi
Angazhimi i Borelit, QUINTI-t, mbështetja e departamentit të shtetit dhe deklarimi i z.Stano për çështjen e referendumit të Serbisë edhe në brendi të Kosovës për serbët lokal, po i shkon në pjatë angazhimit anti Kosovë në vazhdën e natyrës Spanjolle dhe interesin e Serbisë.
Zbatimi i kushtetutës sikur, po shprehet politika vendore është dhe duhet të jetë primarja dhe e vetmja sjellje e pushtetit!
Fillimisht KM Kurti pati një deklarim të fortë dhe të drejtë. Qytetarët e Kosovës – tha ai, të cilët kanë dy shtetësi, edhe atë të Serbisë, mund të votojnë përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.
Por, Serbia është ajo që nuk po mjaftohet me një mundësi të tillë. Ajo si gjithmonë kërkon më shumë. Ajo po kërkon të votohet në shtrirje, në territor! Ajo po kërkon të respektohet si shtet në territorin që e konsideron të saj (edhe brenda Kosovës). Përfaqësimi evropian, Borelli, meqë vjen nga një vend jo njohës të Kosovës, sigurisht që përpiqet që t’i shtyjë politikat evropiane drejt qëndrimeve spanjolle, dhe kjo është e ditur që kur ai është emëruar në atë post. E çuditshme është se si QUINTI dhe Departamenti i shtetit po e shtyjnë Kosovën deri në këtë deregje, që ajo ta përdhosë vet sovranitetin e saj duje i lëshuar teren veprimi Serbisë me kriteret e të vepruarit si brenda territorit të shtetit Serb.
Sot Kosova e ka rastin e mirë të thirret në kushtetutën e saj, në njohjet e pavarësisë sonë nga shtetet e QUINTIT, në politikat e harmonizuara me departamentin e shtetit.
Qeveria e ka vetëm një detyrë në raste të tilla kur vendi sulmohet në sovranitetin e tij, ta zbatoi kushtetutën!
Deri ku të shprehurit përmbush hapësirat, qeveria Kurti u soll konfirm kushtetutës. Tani është koha ta mbajë atë që e ngarkon kusjtetuta dhe çfarë ajo është zotuar edhe për të fundmen herë sot; Të mos e lejoi organizimin e referendumit të Serbisë në shtrirjet as të pushtetit lokal as atij qendror. Posta dhe zyra ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë janë mjaftueshëm liri e realizuar për qytetarët e Kosovës që kanë edhe shtetësi të Serbisë.
Opozita si pak herë në të shkuarën apo edhe asnjëherë tjetër, dje është deklaruar në krah të qeverisë dhe KM Kurti për çështjen e referendumit të Serbisë.
Kur gjërat dukej se po mbylleshin, KM Kurti hapi një të çarë që do ta ketë vështirë ta mbyllë pa kosto ( të paktën trajtesore nga mekanizma ndërkombëtarë).
Thirrja e seancës së jashtëzakonshme të kuvendit me qëllim aprovimi të ndonjë rezolute sa për ta shpërndarë përgjegjësin është më së paku shpatulla të munguara kryeministrore.
Leximi që fillon nga thirrja e seancës është krejt diçka përjashtues nga sa janë pritshmëritë e vendit. Gjërat që thuhen me qartësi edhe duhet mbrojtur me vendosmëri! Vetëm kaq prwt vendi sot nga KM Kurti.
Fshehja pas Presidentes, Kryetarit të Kuvendit dhe seancës plenare janë qyqarllëqe të cilat .und t’i paguajmë në të ardhmen.
Një qëndrim i drejtë në respektim të të drejtës së qytetarëve pa lënduar sovranitetin e vendit është pritshmëria jonë, dhe këtë na e ka borgj KM Kurti të na e jap!
Nuk do dinim si ta lexonim një seancë që mund të prodhoi së shumti një rezolutë, e cila nuk do mjaftoi për ta fshehur kokën as struci, para pasjes së një kushtetute ku është i sanksionuar sovraniteti ynë!
Çfarë na duhet fluskula e sapunit rezoluta, kur kemi kalanë kushtetutë?!!!
admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu