Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Si krushkun majë kalit
Kësaj psikozēs tonë
I lindin shoqe t’tjera
Atëher, kur bota flë
S’flejnë këto t’mjera.
I vjen kujtes, harrimi
Ky zë vend sa i lugat
Mandej e gostit veten
Si ti shkojnë per shtat.
Çfar nuk mba mendja
E sëkellndisur rëndon
Sikur të ish për t’mirë
Sepse, nuk përçudnon.
Neverinë ç’e përdorin
Si krushkun majë kalit
Goja, e lëshon fjalorin
Rrëzohet e prek hallin.
Thonë, hë gojët e liga
N’fakt, mendja sëmur
Britma t’ngëdheshura
Gjithkund u bënë bujë.