Shqipëria në BE, Edi Rama me hajdutë në burg. Kjo është rruga e vetme

0

Nuk mund të ketë negociata me një vend të mbytur në korrupsion qeveritar dhe ku drejtësia nuk ekziston as në letër, jo më si funksionim i një shteti ligjor. Propaganda qeveritare, se negociatat do të hapeshin, sot është stopuar, ndërsa kanë ndezur makinerinë e thashethemeve me vulë zyrtare, se vetë BE është në prag ristrukturimi dhe moshapja e negociatave nuk lidhet me ecurinë e Shqipërisë, por nga problemet e brendshme të 28 vendeve anëtare.

Kjo mënyrë e të lexuarit dhe besuarit, më së shumti mund të bindë të bindurit e Rilindjes, që edhe në prag të varrit politik të jenë, sërish militantizmi i theksuar do i verbojë për të mbështetur një politikë që na rrënoi eokomikisht, largoi mbi 450 mijë shqiptarë dhe la pas korrupsionin e madh si sistem dhe mënyrë qeverisjeje. E vërteta e integrimit është krejt ndryshe, çdo hap drejt Brukselit zyrtar më parë duhet të kalojë nga burgu.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të japin prova se janë në gjendje që të dënojnë korrupsionin, që në burg të përfundojnë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë dhe ku kthetrat e pushtetit të hiqen njëherë e mirë nga ndërhyrjen në drejtësi.

Franca tregoi se nuk është aspak e gatshme që të afrojë në paradhomën e Brukselit dy shtete si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat kanë probleme të mëdha me korrupsionin. Paradoksalisht, Maqedonia e Veriut ishte mprehur për të marrë negociatat, duke pasur në duar dy karta të forta; zgjidhjen e problemit të emrit me fqinjët grek dhe krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë, madje edhe me një ish-kryeministër të dënuar për korrupsion dhe zyrtarë të tjerë në proces.

LEXO EDHE Alarmi i pensioneve, lista e 1171 institucioneve shtetërore që nuk kanë paguar sigurimet
Nga ana tjetër, Shqipëria nuk kishte asgjë për të ofruar, me karta të djegura tërësisht mbahej vetëm nga deklaratat e një “kryeministri shëtitës” i cili ka humbur çdo kredo brenda dhe jashtë vendit. Mendjet e djallëzuara brenda Rilindjes shpresojnë se me krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë do mundin të shpërndajnë hi me shumicë për të “mbuluar” sytë e Europës, por ky është gabimi më trashanik që mund të bëjnë. Duhen fakte, prova të forta se po dënohen zyrtarë të korruptuar dhe mbi të gjitha të jepen garanci për ndarjen e plotë të pushtetit ekzekutiv nga ai i drejtësisë.

Aq rëndë është gjendja për çështjen e korrupsionit, ku vetë Rilindasit po futet në “hasmëri” me njëri-tjetrin për ndarjen e benefiteve që vijnë nga allishverishi i mitmarrjes dhe abuzimit. Gjermania ka vendosur nëntë kushte për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe kërkon specifikisht dënimi i krimit elektoral, prova për luftën kundër korrupsionit, trafikut të drogës dhe shkëputjes së politikës me krimin.

Nëse këta realizohen, sigurisht që burgjet do jenë mbushur me të ashtëquajtuar vipa politik të sotëm, për të nesërmen thjesht do të jenë disa të burgosur më shumë. Duke ia lënë në dorë qeverisë që ti realizojë këto kushte të vendosura nga Europa, sigurisht që nuk pritet që ata vetë ti realizojnë, sepse i bie që të dënojnë veten.

Qytetarët tashmë e kanë kuptuar se integrimi në BE kalon më parë nga burgu 313 dhe burgje të tjera në vend, të cilat sot nuk mbajnë qoftë edhe një personazh të lartë politik të dënuar për korrupsion. Deri atëherë…Lamtumirë Europë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu