Sheiku Enno Bozdo nën hetim nga SPAK? 26 pasuri në emër të babait, korrupsion dhe pastrim parash

0

Në deklaratën zyrtare të pasurisë, Bozdo rezulton pa asnjë pasuri në emrin e tij.

Kandidati për deputet në qarkun Berat, Enno Bozdo, është vënë në qendër të një skandali që po trondit themelet e garës elektorale.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se ndaj tij është duke u zhvilluar një hetim i heshtur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas dyshimeve serioze për pasuri të fshehura dhe përfshirje në afera korruptive gjatë kohës kur ka ushtruar funksionin e zëvendësministrit të Energjisë.

Në deklaratën zyrtare të pasurisë, Bozdo rezulton pa asnjë pasuri në emrin e tij, por investigimi në regjistrat kadastralë ka nxjerrë në dritë një tjetër realitet: 26 prona, të gjitha të regjistruara në emrin e babait të tij, Shpëtim Vasil Bozdo.

Dyshimet janë se këto prona nuk janë në fakt të babait, por të Enno Bozdos, të cilat janë regjistruar në emër të një familjari për të shmangur përgjegjësinë ligjore dhe fiskale.

Kjo mënyrë e njohur për fshehjen e pasurisë bie ndesh me ligjin për deklarimin e pasurive nga zyrtarët publikë dhe mund të përbëjë vepra penale të tilla si “fshehje pasurie”, “pastrim parash” dhe “korrupsion pasiv”.

Lista e plotë e pasurive të dyshuara si të fshehura të Enno Bozdos, në emër të Shpëtim Vasil Bozdo:

Prona nr. 5/321, Indeksi i hartës: TR-S-10, T-10, Volumi 32, Faqe 28

Prona nr. 221/2, K-34-112-(208-C), Volumi 2, Faqe 4

Prona nr. 306, K-34-112-(208-C), Volumi 2, Faqe 100

Prona nr. 362/1, K-34-112-(208-C), Volumi 6, Faqe 126

Prona nr. 367, K-34-112-(208-C), Volumi 2, Faqe 168

Prona nr. 371, K-34-112-(208-C), Volumi 2, Faqe 172

Prona nr. 407, K-34-112-(208-C), Volumi 2, Faqe 215

Prona nr. 408/1, K-34-112-(208-C), Volumi 6, Faqe 141

Prona nr. 855/7, K-34-112-(223-C), Volumi 4, Faqe 177

Prona nr. 271/1, BR-34-112-(208-C), Volumi 7, Faqe 79

Prona nr. 387/3, K-34-112-(208-C), Volumi 7, Faqe 81

Prona nr. 833/1, K-34-112-(208-C), Volumi 7, Faqe 85

Prona nr. 854/6, K-34-112-(223-C), Volumi 7, Faqe 83

Prona nr. 1/333, BR-H-4, Volumi 21, Faqe 234 (dy herë e regjistruar në emër të Shpetim Bozdo dhe Shpetim Vasil Bozdo)

Prona nr. 2848, 1/333, BR-H-4, Volumi 21, Faqe 234

Prona nr. 2/2, K-34-112-(206-8), Volumi 6, Faqe 242

Prona nr. 4/2, K-34-112-(190-D), Volumi 6, Faqe 244

Prona nr. 5/2, K-34-112-(190-D), Volumi 6, Faqe 246

Prona nr. 6/2, K-34-112-(206-8), Volumi 6, Faqe 248

Prona nr. 407/1, K-34-112-(208-C), Volumi 7, Faqe 170

Prona nr. 306, Volumi 7, Faqe 190

Prona nr. 387/5, K-34-112-(208-C), Volumi 8, Faqe 22

Prona nr. 271/1, K-34-112-(208-C), Volumi 7, Faqe 189

Prona nr. 387/411111, K-34-112-(208-C), Volumi 100000, Faqe 55

Prona nr. 387/6, K-34-112-(208-C), Volumi 100000, Faqe 56

Prona nr. 854/6, K-34-112-(223-C), Volumi 7, Faqe 83 (prapë e regjistruar)

Për ekspertët e fushës së antikorrupsionit, modeli i pasurive të regjistruara në emra familjarësh është një teknikë klasike për të shmangur hetimet dhe deklarimin e ligjshëm.

Në këtë rast, përmasat e pasurisë, shpërndarja e saj në volume dhe faqe të ndryshme, si dhe mungesa e përputhshmërisë me deklaratën e vetë zyrtarit, krijojnë një panoramë që ngre dyshime serioze për shkelje të rëndë ligjore.

SPAK ende nuk ka komentuar zyrtarisht, por burime nga organet e drejtësisë konfirmojnë se materiali është duke u analizuar në detaje.

Nëse hetimet konfirmojnë se këto prona janë të lidhura me të ardhurat e përfituara në mënyrë të paligjshme gjatë kohës kur Bozdo ka ushtruar funksione publike, atëherë mund të çelet rruga për ndjekje penale dhe sekuestrim pasurie.

Zhvillimet e mëtejshme pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në garën zgjedhore në qarkun Berat, si dhe në besueshmërinë publike ndaj kandidatëve dhe vetë procesit zgjedhor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu