SHBA – Letra e Ajnshtajnit që mohon Zotin, shitet për 2,89 milionë dollarë

0
Albert Einstein - letër zotit

Nga Gent Sinani05/12/2018ATA.GOV.AL*)

NJU-JORK, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një dorëshkrim i Albert Ajnshtajnit, në të cilën fizikani vë në dyshim ekzistencën e Zotit, u shit dje në Nju-Jork për 2,89 milionë dollarë gjatë një ankandi të organizuar nga shtëpia “Christie’s”.

Bëhet fjalë për një rekord – për një letër të fituesit të çmimit Nobel për Fizikën (1921).
Kjo vlerë është shumë më lartë se sa vlerësimi paraprak, që ishte mes 1 dhe 1,5 milionë dollarë.

Në mars 2002, një letër që në vitin 1939 i dërgohej Franklin D. Roosevelt, në atë kohë president i SHBA-së, ku e paralajmëronte për projektet atomike gjermane, ishte blerë për 2,1 milionë dollarë.

Ndërsa në letrën që u shit dje, që daton në vitin 1954, të shkruar në gjermanisht dhe që i drejtohet filozofit Eric Gutkind, Ajnshtajni, fizikani më i madh i shekullit XX, refuzon çdo lloj besimi fetar.

Ai vetë ishte hebre, që ishte arratisur nga Gjermania pas ardhjes së Hitlerit.

Fjala Zot për mua nuk është asgjë më shumë se sa shprehja dhe produkti i dobësisë njerëzore dhe Bibla është një përmbledhje legjendash të nderuara, por mjaft primitive”, shkruan shkencëtari nga universiteti i Princeton, në Nju-Xhersi, një vit para se të vdiste në prill 1955.

Në këtë letër, autori i teorisë së relativitetit, që vdiq në moshën 76 vjeçare, nuk kursen as judaizmin.

Për mua besimi hebraik është, ashtu si çdo besim tjetër, mishërimi i një supersticioni primitiv. Ndërsa populli herbe, të cilit i përkas me shumë krenari dhe që ndjehem thellësisht i përfshirë nga mentaliteti i tij, nuk ka asnjë formë dinjiteti ndryshe nga popujt e tjerë”, shkruan ai.

Gjatë eksperiencës time, ata nuk janë më të mirë nga grupet e tjera njerëzore, ndonëse janë të mbrojtur nga ekseset më të këqija, për shkak të mungesës së tyre të pushtetit. Në të kundërt nuk dalloj asgjë ‘të përzgjedhur’ tek ata”, vazhdon Ajnshtajni në letrën e tij. /G.S/ a.jor.

* Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu